Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK JUVENTUSI/ Ja ëndrra e vërtetë për stolin e “Zonjës së Vjetër”

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është ëndrra e Juventus-it për stolin.

Sipas “Sportmediaset”, Guardiola është emri i fundit që po merret në konsideratë nga bardhezinjtë për të zëvendësuar Massimiliano Allegri-n, i cili ka pak mundësi që të vazhdojë të jetë trajneri i “Zonjës” pas fundit të këtij sezoni.

Sipas faqes italiane, vëllai-menaxher i trajnerit të City-t, Pere, është parë në Torino dhe kjo mund të thotë se mund të kenë nisur një komunikim mes palëve.

Për më tepër, “SportMediaset” ka cituar burime nga Anglia që nuk e konsiderojnë të pamundur një kalim të Guardiola-s tek Juventus, veçanërisht pasi bardhezinjtë morën Cristiano Ronaldo-n verën e kaluar.

Tekniku 48-vjeçar ka fituar  kampionatin në Spanjë, Gjermani dhe Angli me Barcelona, Bayern Munich dhe City, pa harruar dy Champions League dhe trofe të tjerë kombëtarë.

Related posts

SURPRIZON ME DEKLARATËN NË PRAG TË DERBIT/ Trajneri Klopp: Më mirë të humbasësh 7-2 sesa 3-2

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Neymar i vë afat kohor Barcelonës, e pret deri në këtë datë

Delo.autor

SFIDA NDAJ JUVENTUSIT/ Ancelotti: Dua të konkuroj me “Zonjën e Vjetër”, përndryshe nuk…

Delo.autor

Leave a Comment