Bundesliga Futboll Sport

Prapaskena, ja si Uli Hoenes bindi trajnerin Kovac për pankinën e Bayern

Një gjë është e sigurt: Niko Kovac do të jetë trajneri i Bayern Munich për sezonin e ardhshëm. Por, si u bë e mundur e gjithë kjo? Sipas thashethemeve që qarkulluan menjëherë pas daljes së emrave për pankinën e Bayern, mendohet se Kovac është kontaktuar dy javë më parë. Megjithatë, kroati në konferencën për shtyp të ditës së enjte pranoi se çdo gjë kishte ndodhur vetëm të enjten.

Për këtë çështje, Uli Hoenes, presidenti i Bayern Munich u përgjigj pyetjeve të “Sky”. Ai pranoi se e kishte takuar Kovac-in në një restorant dy javë më parë, ashtu siç edhe është përmendur nga mediat. Situata ka qenë e tillë: Hoenes merrte pjesë në ditëlindjen e shoferit të tij që është kroat, i cili kishte ftuar dhe vëllezërit Niko dhe Robert Kovac. “Ishin të pranishëm 60 njerëz, nuk do të bëja negociata dhe kontrata me të ftuarit”, tha Hoenes.

“Karl-Heinz Rummenigge dhe gruaja e tij, gruaja ime dhe unë ishim të ftuar. Në mëngjes, gruaja ime më tha se Robert dhe Niko Kovaç do të jenë gjithashtu në ditëlindjen e shoferit”, shtoi presidenti. Pra, të gjitha takimet e rastit pa motivin e mëvonshëm?

Hoenes foli edhe kundër akuzave të drejtuesit të bordit sportiv të Frankfurt-it, Fredi Bobic. “Nuk mund të them se i konsierojmë të egra deklartat e Bobic. Ne kemi shfrytëzuar një boshllëk në kontratën e trajnerit, i cili është shumë profesionist”, tha zyrtari më i lartë i Bayern-it për deklaratat e bëra nga ish-sulmuesi, i cili pati akuzuar për sjellje jo profesioniste të drejtuesve të Munich-ut.

Bosi i rekordmenëve e quajti afrimin e fundit në klub “shumë profesionist”. Ndaj ai tregoi pse vendosi që ta marrë nga drejtimi i Frankfurti-t: “Lajmi i dalë në gazetën Bild nuk kishte asgjë të vërtetë nga ana jonë, sepse ne nuk kishim asnjë kontakt me ata”.

Për akuzat nga Bobic, ka folur edhe Karl-Heinz Rummenigge, i cili mbrojti klubin nga akuzat: “Nga këndvështrimi ynë, nuk ka acarim. Ne nuk fajësojmë veten. Ishim të ndershëm, seriozë dhe të pastër gjatë gjithë historisë”.

Related posts

Edhe Raikkonen në listën e “MeToo”, denoncon një kanadeze

Sadik.Autor

MAKINA E RE 265 MIJË EURO/ Rojet nuk e njohin futbollistin e Cityt, nervozohen shokët e skuadrës (FOTO)

Delo.autor

SERIE A/ Atalanta nuk ndalet dhe blindon vendin e dytë me “MANITA”. Cagliari merr 3 pikë të arta

Delo.autor

Leave a Comment