Futboll Seria A Sport

Manchester City triumfon në “Wembley”, nesër bën “tifo” për WBA…

Manchester City ka fituar 3-1 në “Wembley” ndaj Tottenham dhe mund të shpallet matematikisht kampion i Anglisë, nëse Manchester United nuk fiton ndaj WBA, nesër në “Old Trafford”.

Gjithsesi, edhe në rast se “djajtë” fitojnë, City ka nevojë vetëm për një pikë në pesë ndeshjet e fundit që të shpallet kampion, edhe nëse United i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund.

Në mesin e pjesës së parë, Manchester City shënoi dy herë në harkun e tre minutave duke bërë një hap të rëndësishëm drejt fitores.

Golin e parë e shënoi Gabriel Jesus, ndërsa të dytin e realizoi Iklay Gundogan, teksa pamjet filmike treguan se faulli i portierit Hugo Lloris kishte ndodhur jashtë zone.

Kjo ishte hera e parë që nga nëntori 2016, që Tottenham pësonte një gol me penallti, kishte ndodhur ndaj West Ham, 59 ndeshje më parë.

Tottenham hyri në lojë, tre minuta para fundit të pjesës së parë me golin e shënuar nga Christian Eriksen. Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi me gol për organizatorin danez.

Në mesin e pjesës së dytë, Raheem Sterling mbylli llogaritë me golin e tretë për Manchester City, të 16-in për të në këtë edicion të Premier League.

Tottenham mbetet në vendin e katërt dhe ka shtatë pikë më shumë se Chelsea i vendit të pestë në garën për të mbajtur vendin e fundit për të luajtur në Champions League, sezonin e ardhshëm.

Related posts

LEGJANDA TAKON IDHULLIN E TIJ/ Buffon: Falë tij vendosa të bëhesha portier

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Ndodh sot në KOSOVË, ekipi shënon 11 GOLA në një ndeshje

Isa.Autor

ELEMINIMI/ Kukësi, nga ëndrra në Champions, tek objektivi Europa League

Isa.Autor

Leave a Comment