Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ “Basti” i Guardiola: Sane do të bëhet si Giggs!

Pep Guardiola pret që Leroy Sane të bëhet një futbollist edhe më i mirë sesa është aktualisht. Sulmuesi Sane u shpall futbollisti i ri më i mirë i sezonit në Premier League teksa dha një ndihmesë të madhe për ekipin e Manchester City që u shpall kampion i Anglisë.

Gjithsesi, trajneri spanjoll mendon se pavarësisht nga niveli i lartë që ka arritur 22-vjeçari gjerman, ai mund të përmirësohet më tej në të ardhmen, ashtu si ka bërë Raheem Sterling.

Guardiola tha: “Kryesorja është që Leroy të ketë qëndrueshmëri gjatë ndeshjes. Një futbollist i ri, ose dy lojtarë të rinj mund të luajnë mirë për një periudhë të shkurtër, por kur e bëjnë në shumë ndeshje radhazi, atëherë është e shkëlqyer. Cilësia e tij nuk vihet në diskutim, i duhet vazhdimësi.”

Më pas, trajneri i City shtoi: “Sane ka arritur një nivel të kënaqshëm, por në të ardhmen ndoshta do të bëhet më i mirë dhe mund të krahasohet me Giggs. E bukura është se Sane dhe Sterling nuk kanë mbushur 24 vjeç dhe kjo më bën shumë entizuast për të ardhmen.”

Related posts

“SHIKOJ NJË SHQETËSIM TEK “KATALANASIT”/ Legjenda e Argjentinës: Barcelona komplot kundër “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

PIATEK KËRKON LARGIMIN/ Ja kushti i vetëm që Milan vendos për “pistoletën” polake

Delo.autor

TROFEU MBETET NË MADRID/ Ky është reagimi i REALIT pasi Modric fitoi “Topin e Artë” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment