Europa League Futboll Sport

Wenger paralajmëron Arsenal: Ndeshja ndaj Atletico-s influencon të ardhmen e klubit

Arsene Wenger ka paralajmëruar Arsenal se nëse dështon të prodhojë një mrekulli në Madrid të enjten do të ketë konsekuenca të mëdha për të ardhmen e klubit.

Trajneri i Topçinjve, i cili do të largohet në fund të sezonit, ka kërkuar të mobilizojë ekipin e tij – duke u kërkuar yjeve të tij të bëjnë një paraqitje të madhe dhe për t’u mbajtur mend ndaj një Altetico Madridi shumë të fortë.

Me ndeshjen e parë që ka përfunduar 1-1, Arsenal duhet të shënojë të paktën një gol në Wanda Metropolitano për të pasur shansin të kalojë në finale.

“Kemi ardhur këtu më parë me një ekip shumë të ri dhe kemi mundur Real Madrid. Do të mundohemi ta përsërisim,” shprehet Wenger.

“Jam kualifikuar për 20 apo 21 vite, kështu që patjetër që dua të kualifikohem për në Champions League.

“Kjo është një ndeshje që do të influencojë të ardhmen e klubit.

“Prandaj është një ndeshje shumë e madhe për ne. E ardhmja e Arsenal nuk do të jetë e njëjtë nëse nuk kualifikohet në Champions League.

“A jam nervoz? Gjithmonë ka tension, një dëshirë për të fituar. Me eksperiencën që kam ka paqartësi që krijon tension. Është normale. Dua të ndihmoj ekipin tim të ketë sa më pak paqartësi të jetë e mundur.”

Shanset që ai të kualifikohet janë të ulëta por do të ishte një histori romantike nëse Wenger do të largohej me një trofe.

“Dua ta mbyll mirë këtë histori.”

Related posts

LIVERPOOL-MILAN/ Legjenda Kaka: Entuziazmi i dikujt që e ëndërron turneun mund të bëjë diferencën

Delo.autor

BOLT SHFRENON FANTAZINË/ MESSIN nuk e arrijë dot, do bëhem si RONALDO

Isa.Autor

NGJITJA E EGNATIAS NË SUPERIORE/ Presidenti Demrozi synon merkato cilësore, ja lista e dëshirave…

Delo.autor

Leave a Comment