Futboll

MERKATO/ Katër sulmues “big” në axhendën e Florentino Perezit

Të gjithë mendojnë se Karim Benzema po luan sezonin e ij të fundit me Realin e Madridit. Presidenti Florentina Perez, pas konsultës me Zinedine Zidane (i ka dalë gjithmonë në mbrojtje sulmuesit francez) ka vendosur ta shesë gjatë merkatos së verës, për të siguruar paratë që do të afronin në “Santiago Bernabeu” emër të ri, “vrasës” para portës. Sigurisht kjo lëvizje kushtëzohet edhe nga ecuria e Realit në Champions apo një shpërthim i mundshëm i 29-vjeçarit.

Katër janë sulmuesit, për të cilët kupola drejtuese e Realit beson se do ta zëvendësonin në mënyrën me të mirë të mundshme Benzemanë.

1 – I pari, për të cilin po diskutohet në vazhdimësi nga mediat, është Harry Kane, edhe pse sulmuesi anglez, sipas “The Sun” ka vendosur të qëndrojë të paktën edhe për një sezon te Tottenhami. Presidenti i klubit londinez, Daniel Levy, e ka përsëritur në disa raste që nuk ka ndërmend të shesë “yjet” e skuadrës së tij. Reali i ka të qartë se çmimi i Kane është 200 milionë stërlina ose 224.5 milionë euro.

 

2 – Emri i dytë në listën e Perez është Mauro Icardi. Argjentinasi i Interit ishte objektiv i “Los Blancos” edhe në merkaton e janarit, por operacioni nuk u konkretizua. Në fund të sezonin klubi “merengues” mund të hidhet sërish në sulm për Mauriton, sigurisht nëse Tottenhami refuzon të hyjë në bisedime për Kane.

 

3 – I treti është Mohamed Salah. 25-vjeçari egjiptian ka shpërthyer në këtë sezon dhe pëlqehet shumë nga Zidane. Pak ditë më parë, presidenti  Federatës Egjiptiane të Futbollit, Hany Abo Rida, deklaroi se Florentino Perez ka programuar blerjen e sulmuesit në verë.

 

4 – I fundit, por jo për nga rëndësia, është Robert Lewandowski. Polaku gjithmonë e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit në Madrid dhe tani që marrëdhëniet e tij me drejtuesit e kampionëve të Bundesligës nuk janë më të mirat, në verë mund ta bëjë realitet ëndrrën për të veshur fanellën e bardhë të Realit.

Related posts

PROBLEME PËR LEGJENDËN XAVI/ Pas infektimit me Covid-19 vjen edhe gjoba, ja shifra

Delo.autor

TITULLI FESTOHET NË SHESH/ Ja cilët janë të ftuar special nga klubi i Partizanit (FOTO)

Delo.autor

​Tenton t’ia zërë gruan e shokut të skuadrës, ai largohet nga skuadra

Q.Autor

Leave a Comment