Futboll

Probleme për Hamilton, dënohet me 5 pozicione në nisje

Nis keq fundjava e Bahreinit për kampionin e Botës, Lewis Hamilton.
Britaniku ka qenë i detyruar të zëvendësojë kambion e njëvendëshes së tij W09, gjë që e penalizon atë me 5 pozicione në nisje për garën e dytë sezonale.

Maksimumi që mund të arrijë Hamilton do të jetë linja e tretë e nisjes, sigurisht nëse arrin të thyejë rezistencën e rivalëve, veçanërisht Ferrarit, që në sesionin e dytë të lirë dominoi.

Të njëjtin problem pati në garën e parë të sezonit edhe Bottas, i cili ndërroi kambion pas aksidentit që pati në sesionin e tretë të provave zyrtare.

Related posts

E BUJSHME/ “Banda kriminale” në Madrid, vidhnin bileta të finales Champions

Delo.autor

Real Madrid do të kthehet “galaktik” me 600 mln euro

Sadik.Autor

Salah ka dy kërkesa për t’u transferuar në Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment