Futboll

Rrëfimi special i Starovës: Gabova me Moxhin, Batha luante kur të tjerët s’e donin

Sulejman Starova për bën lajm edhe kur nuk është në Shqipëri. Hap polemika edhe duke folur butë, i dalin befas miq, edhe ata që e sulmojnë me gjuhën më të ashpër, por është po aq i drejtpërdrejtë dhe ndoshta “i hidhur” për ata që, sipas tij, nuk ia kanë njohur meritat dhe punën që ka bërë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-trajneri i Partizanit ka për të gjithë.

 

Replikon butë me Olsi Ramën që e konsideron si e shkuara e Partizanit, ndërsa pranon se ka gabuar me ato që ka thënë për Luçiano Moxhin. Gjithashtu “Bobi” thumbon miqë- sisht Bathën, që i vuri në dyshim dëshirën për fitore dhe tregon një “sekret” interesant për paraardhësin e tij te Feronikeli, Ismet Munishin, i cili tha se Starovës i ka mbetur vetëm emri…

“Big Luçiano” deklaroi për “Panorama Sport” se nuk diskuton kurrë më trajnerët nëse ikin apo rrinë në një klub, duke mohuar atë keni thënë pak kohë më parë…
Sa i përket bisedës me Moxhin, dua të sqaroj se ndonëse ai ishte drejtor i përgjithshëm, nuk ishte në dijeni të faktit që unë isha larguar nga ekipi dhe për këtë ai ishte i befasuar. Gabimi im ishte se unë nxora një bisedë kofidenciale, që mbase e ka dëmtuar edhe atë. Këtë gjë nuk duhet ta bëja, por u nxitova, pasi ishte thjesht një bisedë mes nesh.

Normalisht që Moxhi nuk do më pyes mua për vendimet e tij, por e përsëris se unë nuk duhet ta nxirrja atë bisedë. Moxhi ka qenë kundër atij vendimi, pasi dihet se ai më ka dashur dhe ka qenë pikërisht ai që vendosi që unë të bëhesha trajner kur Partizani ishte në një pozitë të vështirë. Ai do të vijojë te Partizani, pasi ka kaluar kohë dhe mund të jetë sqaruar situata, për të cilin nuk kishte dijeni kur bisedoi me mua.

Si u ndiet kur dëgjuat Bathën të thoshte se Dalipi ka më shumë dëshirë sesa Starova?
Batha është djalë i mirë dhe futbollist i mirë. Ai, me thënë të drejtën. u shpreh se ‘kjo është skuadra e Starovës’, pastaj më pas tha se ‘Dalipi ka më shumë dëshirë…’ (qesh). Mos prisni të bëj polemika me Bathën, sepse e kam dashur gjithnjë si lojtar, edhe kur dikush apo edhe disa më kërkonin shpjegime se përse luante ai…

Related posts

PAS FITORES NDAJ PARMËS/ Spalletti: Duhet të mbetemi të qetë, kemi potencialin për të…

Delo.autor

E BUJSHME/ Interi i vendosur për ta shitur Joao Marion, 18 milionë euro

Delo.autor

22-VJEÇARI DREJT LARGIMIT NGA “LOS BLANCOS”/ Zidane nuk e do në skuadër, 4 klube pas mbrojtësit të Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment