Futboll Seria A

Pronari i Inter marrëveshje 400 milionë dollarëshe për aksionet e Dc United

Erick Thohir ka rënë dakord të shesë pjesën më të madhe të aksioneve të tij te D.C. United, ekip që aderon në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Biznesmeni indonezian që ka marrë edhe klubin e Interit, është partner i përgjithshëm i United që nga korriku i vitit 2012-të dhe zotëron 78% të të drejtave operative të ekipit.

Bloomberg ka zbuluar se Thohir ka nisur negociatat me miliarderin Patrick Soon-Shiong për shitjen e shumicës së aksioneve të kompanisë. Vlera totale e klubit shkon rreth 500 milionë dollarë, kështu që 78% e aksioneve të presidentit zikaltër do të kenë vlerën e 390 milionë dollarëve.

Ish-kirurgu, biznesmeni dhe filantropisti, Soon-Shiong ka një pasuri neto prej 8.2 miliardë dollar dhe ka aksione te Los Angeles Lakers, ndërsa kohët e fundit bleu Los Angeles Times dhe San Diego Tribune për 500 milionë dollarë. Një manat me interesa në çdo fushë. Tani ka shfaqur interes për të blerë aksione edhe te DC United.

Palët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje 400 milionë dollarësh por ende nuk është e qartë. Sipas “Washington Post”, për të blerë klubin e Thohir duhet të jenë një grup investitorësh të udhëhequr nga Soon-Shiong, ku Thohir mund të mbajë një përqindje të vogël të aksioneve.

Jason Levien, partneri i indonezianit në MLS, duhet të mbajë ruajë 22% të aksioneve që ka dhe përveç kësaj të ketë një rol aktiv brenda klubit.

Related posts

Heynckes shokon Bayernin dhe Gjermaninë: Neuer ka humbur…

Sadik.Autor

BEFASITË E TRAJNERIT MARAN/ Rikthen Etrit Berishën në grumbullim, mungojnë disa emra të rëndësishëm

F.autor

Roma në krizë/ Lazio shkëlqen ndaj Genoas, Udineze befason në transfertë

Isa.Autor

Leave a Comment