Futboll La Liga

Asensio: Kur isha i vogël në dhomën time mbaja posterin e këtij super ylli

Marco Asensio ka zbuluar një kujtim nga fëmijëria e tij.
Marco Asensio ka zbuluar se ai kishte një poster të trajnerit Zinedine Zidane në dhomën e tij kur ai ishte duke në fëmijëri.

22-vjeçari u bashkua me Madrilenët nga Real Mallorca në vitin 2014 dhe në 12 muajt e fundit është bërë një lojtar kryesor për skuadrën e Zidane.

“Kam pasur një poster të Zidanenë dhomën time, ai ishte idhulli im kur isha i vogël”, tha Asensio për një intervistë për BeIn Sports.

“Ai kishte një hijeshi të tillë dhe shumë talent dhe gjithçka që më pëlqente në futbollistët, ai tregoi në fushë.

“Ne kemi treguar vlerat tona kundër PSG dhe Juventus, dhe jemi i njëjti ekip si sezonin e kaluar dhe ne jemi kthyer në nivelin që na ndihmoi të arrijmë objektivat tona atëherë.

“Kam ndryshuar mënyrën time të lojës, unë jam përpjekur të zhvilloj dhe loja ime tani është më e natyrshme, me më shumë rrjedhje.

“Kupa e Botës? Spanja ka shumë lojtarë të mëdhenj me një trajner të shkëlqyeshëm dhe shpresojmë se do kemi një turne të fortë në Kupën e Botës”, përfundoi talenti spanjoll.

Related posts

ÇFARË GOLI! Kjo VIDEO tregon se Leo Messi është… magjik

Delo.autor

Mbappe lë në hije Neymar/ Paris SG i falet adoleshentit kampion bote (VIDEO)

Isa.Autor

Juventus dhe Atletico nisin garën në merkato…

Sadik.Autor

Leave a Comment