Gossip Sport

Puthja zgjon të vdekurin, pse të mos ndodhë edhe me këmbën e Neymar-it?

Neymar ka shfrytëzuar kohën e lirë ditën e djeshme për të bërë shopping me të dashurën e tij, Bruna Marquezine në Rio de Janeiro. Ylli i PSG-së vazhdon fazën e rikuperimit nga dëmtimi që pësoi në muajin shkurt në përballjen ndaj Marseille që e fituan me rezultatin 3-0. 26-vjeçari u detyrua që t’i nënshtrohej operacionit në këmbë që të jetë gati për Botërorin “Rusi 2018” që do të nisë në muajin qershor.

Çifti u fotografua nga paparacët ndërsa shkëmbenin puthje dhe përqafime në publik. E dashura e tij dukej në super formë ndërsa i qëndronte pranë sulmuesit të kampionëve të Ligue 1, i cili ecte vështirë me mbrojtësen që mbante në këmbën e operuar.

Ish-ylli i Barcelonës duhet të jetë gati për të ndihmuar skuadrën e tij në përballjet që do të zhvillojnë në Rusi në kuadër të Kupës së Botës. Ndeshjen e parë Brazili do ta luajë ndaj Zvicrës së Granit Xhakës, Valon Behramit, Blerim Xhemailit, Pajtim Kasami, Xherdan Shaqiri, më 17 qershor.

Në një aktivitet promovues në Sao Paolo, ai tha: “Nuk ka ende një datë të saktë. Testin e fundit e kam më 17 maj, në mos gaboj. Shpresoj të mos e shikoj Kupën e Botës në TV. Do të kem kohë të mjaftueshme për t;u përgatitur. Po ecën mirë. Do të bëhem më mirë seç kam qenë”-ka përfunduar lojtari.

Related posts

“KEMI BËRË MARRËVESHJEN ME UFC PËR RIVALIN”/ Flet Menaxheri i McGregor: Ja emri dhe surprizat e 2020…

Delo.autor

Te Milan ka një të paprekshëm, Leonardo e heq lojtarin nga merkato

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NË SERIE A/ Lojtari kërkon me ngulm të ndëshkohet sepse… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment