Futboll Seria A Sport

HISTORIA/ Tashmë largohet zyrtarisht nga Interi. Nga dashuria në urrejtje, me Ikardin “ikin” 124 gola

Nuk di të luajë si skuadër dhe për skuadrën, di vetëm të shënojë, kanë qenë për një kohë të gjatë komentet anti-Ikardi. Sikur të shënojë, të mos ishte misioni primar i çdo sulmuesi: me këtë metër Filipo Inzagi dhe Gerd Myler do të merrnin jo pak kritika. Goli është detyra numër një e çdo sulmuesi dhe Ikardi, gjatë gjashtë sezoneve interiste, ka shënuar jo pak: 124 në 219 ndeshje, mesatarisht 0,56 për ndeshje. Nuk ka fituar asgjë, ka qenë një tjetër kundërshtim.mauro ikardi

Vërtet, gjatë qëndrimit të Ikardit asnjë kupë, asnjë titull, megjithatë skuadra falë golave të tij u rikthye në Champions. Pa harruar që argjentinasi iu bashkua Interit në 2013- ën, në fundin e epokës “Morati”, kaloi gjithë periudhën me Tohirin dhe e mbylli me “Suning”: tranzicione në klub që kanë hequr identitete dhe vazhdimësi.

VANDA – Nuk duhen harruar as momentet kur Interi i ka besuar Ikardit për t’u ndier i gjallë. E në krahun tjetër edhe Mauros i duhet njohur serioziteti në raport, pavarësisht se nuk kuptoi momentin kur klubi kaloi nga menaxhimi “atëror” i Moratit, te kapitalizmi kinez i “Suning”, një përzierie mes komunizmit dhe merkatos, ku të gjithë kanë kuptim vetëm në raport me objektivet në grup.

Ikardi i dha mundësi bashkëshortes së tij të shprehej në rrjetet sociale dhe në TV si të dëshironte në emër të tij, duke lejuar që jeta private të vendosej mbi punën. E papranueshme, në Interin e Zhangut dhe Marotës. Çfarë do të mbetet nga Ikardi te zikaltrit? Nuhatja e tij e jashtëzakonshme për golin. Megjithatë, edhe koha do të shuajë mëritë dhe nesër dikush do të gjejë mënyrën për ta rikujtuar me më pak inat.

Related posts

E ARDHMJA NË PIKËPYETJE/ Chelsea “tremb” Romën, Lukaku drejt Arabisë Saudite?

F.autor

Barcelona nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Valencias

Sadik.Autor

“PO TË KISHA QENË…”/ Rangnick kritikon Leipzig për Nagelsmaan dhe zbulon pse Bayern nuk e mori Haaland në 2020

Delo.autor

Leave a Comment