Sport Të tjera

Rafael Nadal shkruan historinë, triumfi i 11-të në turneun e Montekarlos

Rafael Nadal fitoi sot turneun Masters të Montekarlos, duke mundur 2-0 në finale japonezin Kei Nishikori (6-3, 6-2 rezultati i dy seteve). Për tenistin spanjoll, numri 1 në botë, ky është triumfi i 11-të në këtë turne, një rekord absolut, duke mbrojtur titullin fituar vjet. Një paraqitje e shkëlqyer e Nadal, që konfirmoi edhe një herë se në këtë sipërfaqe është i pathyeshëm.

Finalja ishte një dominim absolut i Nadal, që pati epërsi në fushë në të dyja setet, duke u shkëputur që në pikët e para dhe thelluar diferencën. Nishikori, që rikthehej në fushë pas një pushimi të gjatë për shkak të dëmtimit, bëri maksimumin e mundshëm, por ndaj Nadal e pati të pamundur të rivalizojë dhe u dorëzua pa kushte. Për Nadal ky është trofeu i 31-të në turnetë Masters, një rekord.

Related posts

“KATAR 2022″/ Dëmtoi shpatullën me Meksikën, Lozano rrezikon dy muaj pushim

Delo.autor

E PAZAKONTË/ FIFA merr nën kontroll Federatën e Uruguajit

Isa.Autor

E DUAN TË GJITHË/ Dorëzohet JUVENTUSI, RABIOT drejt klubit LEGJENDAR

Isa.Autor

Leave a Comment