Futboll

Gentian Mezani flet hapur: Lojtarët të mos tolerojnë

Gentian Mezani pa që Laçi i tij u mposht 3-0 nga Partizani dhe nuk kishte si të ishte i kënaqur trajneri me këtë rezultat, i cili ka dhe një apel të fortë ndaj lojtarëve të tij. Ja çfarë tha trajneri për “Supersport”:

“Ishte një gol që erdhi nga gabimi. E kishim punuar në stërvitje dhe nuk duhej të ndodhte. Ai lojtar bën të njëjtin veprim gjatë gjithë ndeshjes. Mungoi loja jonë që nuk po e zhvillojmë prej dy-tre javësh. Mungojnë idetë, kjo është një arsye që duhet të na preukupojë shumë. Ne duhet të mbledhim forcat sa më shpejt dhe të mos dështojmë përsëri. Deri tani kemi bërë një lojë të mirë, nuk duhet të neglizhojmë tani në këtë pikë të kampionatit që kemi. Të reflektojnë të gjithë futbollistat dhe të bëjnë më të mirën. Është e papranueshme, pasi ndeshjet brenda duhet të jenë të fituara ose të paktën me rezultat pozitiv që të mos humbin me këtë rezultat.

Ndeshjen e shkuar lojtarët me eksperiencë kanë luajtur më mirë , Sefgjini dhe Shtubina. Në këtë fazë të kampionatit është eksperienca që bën diferencën. Lojtarët duhet t’i thërrasin mendjes të mos tolerojnë dhe të bëjnë maksimumin. Në momentin që kemi objektiv Kupat e Evropës, duhet të kërkojmë më të mirën për të marrë rezultate pozitive.

Do t’i marrim ndeshjet një nga një, kampionati dhe Kupat e Evropës janë aty. Nuk kemi humbur asgjë vetëm një ndeshje. Do t’i marrim ndeshjet një nga një, Luftëtari është skuadër shumë e mirë dhe kemi një javë kohë për t’a përgatitur këtë ndeshje sa më mirë. Fillimisht do të mendojmë për Gjirokastrën pastaj me Kukësin.”

Related posts

DHUROJNË SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”/ Demat e Kuq” mposhtin Vllazninë në frymën e fundit

Delo.autor

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Shtyhet transferimi i Solomon tek Al Qadsia, e ardhmja e sulmuesit është pezull…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Kukësi mposht “Ujqërit e Dëborës” në duelin e parë gjysmëfinal

Delo.autor

Leave a Comment