Futboll La Liga

Real Madridi nis përgatitjen kundër Juventusit

Ramos dhe Isco pritet të zbresin nga minuta e parë në “Allianz Stadium” kundër Juventusit të martën mbrëma, kur këto dy ekipe të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos dhe mesfushori, Isco, janë gati për sfidën e Ligës së Kampionëve që Los Blancos do ta zhvillojnë kundër Juveëntusit.

Dy lojtarët, që munguan kundër Las Palmas për shkak të disa shqetësimeve, janë stërvitur të dielën normalisht me skuadrën dhe burime të përditshmes madrilene AS, bëjnë të ditur se përveç Ramosit, që e ka të garantuar vendin e titullarit, këtë herë edhe Isco do të luajë nga minuta e parë kundër Juves.

Në stërvitje kanë dal edhe lojtarët që munguan në fitoren kundër Las Palmas; Caravajal, Kroos, Marcelo, Dani Ceballos e Cristiano Ronaldo

Ndeshja mes Juves e Realit zhvillohet të martën në “Allianz Stadium”, kurse ajo kthyese në “Santiago Bernabeu” një javë më pas.

Related posts

Rubin Hebaj: Grumbullimi në kombëtare/ Isha i vetëdijshëm që do të mbetsha jashtë ekipit

Sadik.Autor

ZBULOHET E ARDHMJA E “JASHTËTOKËSORIT”/ Messi do të transferohet në verën e ardhshme tek…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË ANGLI/ U aktivizua nga stoli, sulmuesi shqiptar i sjell fat skuadrës së Premier (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment