Futboll La Liga Sport

Reali i pashpirt ndaj Bale, Benzema me fat

Karim Benzema dhe Gareth Bale kanë vuajtur gjatë këtij sezoni për shkak të formës jo të mirë që kanë kaluar, por uellsiani është prekur shumë edhe nga dëmtimet. Sikur të mos mjaftonin këto faktorë, edhe media shpesh herë ka qenë kritike dhe e ashpër ndaj dyshes që formon tredhëmbëshin “BBC” ( me Cristianon ). Francezi ka qenë një lojtar i qëndrueshëm, po jo spektakolar për “Los Blancos” gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, këtë vit ai ka rënë shumë nga forma e tij e mëparshme dhe kjo ka bërë që kritikuar ndaj tij të mos kurseheshin. 30-vjeçari ka shënuar vetëm pesë gola gjatë këtij sezoni në La Liga, aq sa shoku i tij i ekipit, mesfushori brazilian Casemiro. Ndërkohë që Bale është shkatërruar nga lëndimet vitet e fundit, të cilat kanë qenë të njëpasnjëshme.

Si rezultat i lëndimeve, formës së dobët dhe mungesës së aktivizimit e të tjerë faktorë u’a bëjnë të ardhmen të pasigurt të dyve në Real Madrid. Trajneri Zinedine Zidane, përsëri i mbrojti lojtarët para ndeshjes ndaj Athletico Bilbao të mërkuren.

“Të gjithë ndodhemi në të njëjtën situatë dhe kemi nevojë për të gjithë lojtarët. Ata po stërviten dhe natyrisht të dy do të dëshironin të shënonin më shumë gola, po po punojnë shumë. Kemi lojtarë të mirë dhe unë e vlerësoj këtë”- tha Zizu.

Siç ka raportuar gazetari spanjoll, Guillem Balague për Sky Sport, drejtuesit e Real Madrid kanë vendosur që të mbajnë Benzema dhe të largojnë Bale, pavarësisht se uellsiani dëshiron të qëndrojë.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë me Karim Benzema. Ata do të përpiqen ta mbajnë dhe të shesin Bale, edhe pse ai nuk dëshiron të largohet. Real është gati të ofrojë një shumë të madhe për të marrë Robert Lewandowskin, i cili është i etur për t’u transferuar në Spanjë”- ka shkruar Balague.

Më tej ai shton se, sulmuesi polak i ka thënë shokëve të tij se dëshiron që t’i bashkohet Realit në merkaton e verës dhe se nuk do të vazhdojë më tej në “Allianz Arena”.

“Bayern këmbëngul se Lewandowski nuk do të largohet, por Real Madrid është gati të pagujë një shumë të madhe për të. Pra, le të shohim nëse Bayern do ta shesë, gjithsesi ata nuk janë të detyruar, pasi Lewandowski nuk ka klauzolë blerjeje” – shkruan më tej ai.

Benzema që ka shënuar vetëm nëntë gola në të gjitha garat këtë sezon do të qëndrojë ndërsa Bale pavarësisht problemeve që e kanë penguar vitet e fundit do të largohet. E ardhmja e tij me shumë mundësi do të jetë Manchester United, i cili ka qenë një adhurues i tij prej disa sezonesh.

Related posts

Milani dhe Chelsea planifikojnë një shkëmbim të bujshëm që kënaq të dyja palët

Sadik.Autor

NJË KATASTROFË NË TË GJITHA FRONTET/ Ja rekordet negative që mund të thyejë Real Madridi

Delo.autor

Botërori Rusi 2018, FIFA arrin akordin me një tjetër sponsor të turneut

Sadik.Autor

Leave a Comment