Futboll Sport

E RRALLË NË FUTBOLL/ Klubi meksikan kthehet te titulli pas… 70 vitesh

Pas Atletico Mineiro, i cili u kthye te tituli kampion pas 50 vitesh, Atlas e meritoi një kuriorë të tillë në Meksikë pas një kohe të gjatë: 70 vite pas herës së fundit (sezoni 1950-1951). Skuadra e Rafael Puente Jr mundi Leon në finale me penallti. Pas ndeshjes së parë 3-2, Atlas fitoi kthimin në shtëpi 1-0, falë golit të Aldo Rocha në minutën e 55-të.

Për të vendosur se kush do të merrte trashëgiminë e Cruz Azul, kampion sezonin e kaluar, shërbeu ruleta e penalltive. Për vendësit gaboi nga pika e bardhë autori i rrjetës në kohën e rregullt. Megjithatë, portieri kolumbian Camilo Vargas neutralizoi goditjet e Navarro dhe Montes nga pika e bardhë. Kësisoji, Atlas u shpall kampion i Meksikës për herë të dytë në historinë e tij, pas 70 vitesh nga titulli i parë.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester Unted kërkon të largojë 10 lojtarë për të siguruar dy blerje, ja emrat…

Delo.autor

Bonucci zbulon si mposhtet Juve dhe pse Allegri është si Gattuso

Sadik.Autor

NJË VIT MË PARË I PRITI PENALLTINË RONALDOS/ Tani është sulmues në ekipin me pronar shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment