Futboll La Liga Sport

Reali i prish planet Barcelonës, ja pse u shty festa e katalanasve

Fitorja e Real Madrid-it ndaj Leganes mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-1 pengon Barcelona-n që të jetë ekipi kampion i këtij sezoni pa luajtur ndeshjen e kësaj jave. Skuadra blaugrana mund të shpallej kampion sot dhe ta festonte në stadiumin e vet, por kjo gjë nuk mundi që të ndodhte.

Ekzistonte vetëm një mundësi, por fitorja e madrilenëve e anuloi atë.

Skuadrës së Valverde-s duhet vetëm një pikë që të fitojë La Liga-n. I duhet vetëm një pikë nga pesë ndeshje të mbetura deri në mbyllje të këtij sezoni. Mundësia e parë do të jetë këtë të diel në Riazor, ku do të përballet ndaj Deportivo-s, skuadër që nëse nuk fiton, mund të bjerë në një kategori më poshtë.

Pas fitores së Kupës së Mbretit, Barcelona-s i duhet që këtë javë të luftojë për të siguruar titullin në La Liga. Megjithatë, skuadra e Valverde-s është shumë pranë trofeut, por i duhet që ta sigurojë në mënyrë matematike.

Në rast se Real Madrid sot nuk do të fitonte, atëherë Barcelona do të kishte siguruar titullin në të njëjtën mënyrë si Manchester City. Manchester United, rivali i City-t për titullin në Premier League, humbi 0-1 ndaj West Bromwich Albion dhe kështu “Qytetarët” nisën festën pasi matematikisht kishin titullin në dorë.

Related posts

BURG ME KUSHT DHE GJOBË E MAJME/ Benzema e pëson keq pas skandalit me Valbuenan

Delo.autor

SERIE A/ Barazim pa gola, Verona dhe Udinese ndajnë nga 1 pikë

Delo.autor

PO SHKËLQEN NËN DREJTIMIN E SARRIT/ Flet mesfushori Pjanic: Shpresoj ta bëj realitet, ëndrra ime është…

Delo.autor

Leave a Comment