Futboll Shqipëri Sport

10 NDESHJE PA SHËNUAR/ Trajneri i Werder Bremen për krizën e Milot Rashicës: Është bërë baba tani…

Milot Rashica është në një krizë të madhe, po ashtu si edhe Werderi, teksa numëron 10 ndeshje pa arritur që të gjejë rrjetën.

Kritika të mëdha kanë ardhur në këto kohë nga figura të ndryshme sportive edhe për sulmuesin shqiptar, duke thënë se nuk po luan si më parë pasi ka largimin në mendje.

Por trajneri i Werderit, Kohfeld, e ka marrë në mbrojtje. Duke theksuar faktin se Rashica nuk po shprehet në fushë, Kohfeld shpreson se gjendja do të ndryshojë pasi lojtari është bërë baba para pak ditësh.

“Kam folur shumë me Rashicën. E vërtetë është që nuk po përshtatet dhe gjen liri në fushë si në fillimin e sezonit.

Por tani është bërë edhe baba, prandaj mendoj se do kthehet me energji pozitive”, tha Kohfeld.

Related posts

PAS RINOVIMIT TË KONTRATËS/ Simeone zbulon pse vendosi të qëndrojë në Madrid

Delo.autor

SUKER MERR VENDIMIN/ Legjenda e futbollit kroat largohet pas 9 vitesh nga posti i madh, ja motivi…

Delo.autor

“NUK KA ASNJË GJASË”/ Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”: Pas fitores ndaj PSG-së, Solskjaer e “vulosi”…

Delo.autor

Leave a Comment