Futboll

Rekord në Uruguaj, shpaloset flamuri më i madh i historisë së futbollit

Krijimtaria e tifozëve amerikano-latinë, para një ndeshjeje futbollit është i njohur nga të gjitha dhe bëhet si formë spektakli brenda spektaklit, me kore, ngjyra, koreografi dhe flamuj…

Këtë herë rekordit i përket tifozëve të Penarol, klubit më të famshëm në Uruguaj, të cilët kanë shpalosur një flamur në stadiumin “Campeon del Siglo”, plot 15 mijë metra katror, më i madhi në historinë e futbollit.

Flamuri gjigant u shpalos para ndeshje së Kupës Libertadores kundër argjentinasve të Atletico Tucuman.

Ky ishte flamuri më i madh në sipërfaqe, ndërsa rekordin e flamurit më të gjatë e kanë tifozët e River Plate, që në vitin 2012, shpalosën një flamur të gjatë plot 8 kilometra.

Vlen për t’u përmendur se gjesti i tifozëve të Uruguajit i solli fat ekipit që fitoi 3-1 dhe aktualisht është në vendin e dytë të Grupit C.

Related posts

Komisioni i Disiplinës ‘burgos’ zyrtarët e Flamurtarit, skuadra dënohet me…

Sadik.Autor

Sezoni kontrovers i Flamurtarit, Europa ende objektiv i arritshëm

Sadik.Autor

REALI MPOSHT VALLADOLIDIN E “FENOMENIT”/ Vinicius zëvendëson dështimin dhe i dhuron fitoren

Delo.autor

Leave a Comment