Bundesliga Futboll

Heynckes zbulon dhuratën perfekte për Franck Ribery

Franck Ribery të shtunën mbush 35 vjeç dhe Jupp Heynckes shpreson, që anësori i Bayern Munich ta festojë ditëlindjen duke siguruar titullin e tetë të Bundesliga. Ribery ka gëzuar sukses të madh, që nga transferimi nga Marseille në vitin 2007 dhe do të barazohet me legjendat e klubit për trofetë e fituara në Bundesliga, duke u bashkuar me lojtarët e Bayern si: Oliver Kahn, Mehmet Scholl, Philipp Lahm dhe Bastian Schweinsteiger.

Fitorja kundër Augsburg këtë fundjavë do të bënte që kampionët e Gjermanisë të regjistronin titullin e gjashtë radhazi dhe sipas Heynckes t’i japë ish-sulmuesit të Francës dhuratën e përkryer për ditëlindjen e tij. “Unë nuk i di planet për ditëlindjen e tij akoma, por besoj se dhurata më e mirë do të ishte titulli kampion”, tha Heynckes në një konferencë për media në vigjilje të përballjes me Augsburg në transfertë.

“Të jesh në gjendje të festosh një kampionat të tetë në ditëlindjen e 35-të do të ishte e jashtëzakonshme. Edhe Franz Beckenbauer nuk e arriti atë (tetë tituj me Bayern), është e pabesueshme”, tha 72-vjeçari. Nëse Ribery do të jetë që nga minuta e parë në fushë kjo mbetet për t’u parë, pasi siç duket trajneri Jupp Heynckes kërkon të mbajë të freskët 34-vjeçarin për pjesën tjetër të sezonit, me Bayern që kërkon të pësërisë suksesin e vitit 2012-2013, ku me të në drejtim fitoi për herë të parë në histori tripletën. “Ai ka luajtur të shtunën kundër Borussia Dortmund dhe të martën në Champions League kundër Sevilla, kështu që unë do të duhet të flas me të për të parë se si ai ndihet”, shtoi 72-vjeçari, që la të kuptohet se francezi do të jetë në stol. “Ndoshta ai do të jetë një asistent pranë meje në stol! Do ta preferoja atë!”, theksoi Jupp.

Related posts

ZYRTARE/ Iku nga Partizani, Ergys Kaçe rikthehet në Greqi te klubi i Ligës së Dytë

Delo.autor

Largimi i sigurt, kapiteni i Kombëtares përfundon në Turqi

Sadik.Autor

DEBUTOI ME FITORE/ Courtois zbulon diferencën mes CHELSEA dhe REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment