Futboll Sport

Rekord, portieri 75 vjeç luan në kategorinë e tretë në Itali

Lamberto Boranga thjesht nuk njeh fund. Ish-futbollist profesionist dhe mjek në moshën 75 vjeç ka zgjedhur të rikthehet në fushën e lojës si portieri i Marottese në kategorinë e tretë në Itali.

“Nuk kërkoj ndonjë sfidë të rrallë, por më pëlqen jeta e shëndoshë dhe gara sportive. Ajo e deklaruar është vetëm një moshë biologjike.”

Formë fizike e shkëlqyer dhe motivim në qiellin e shtatë e bënë të fitojë një kontratë në mes të sezonit me Marottese, ekipi në vendin e dytë në klasifikim me synimin për t’u ngjitur në kategorinë e dytë.

Në pritje për të vërtetuar nëse do të jetë një rekord botëror, doktori i specializuar në mjekësinë sportive dhe kadiologji ka nisur të ndjek një program të caktuar për të gjetur formën ideale.

Si futbollist ai e kishte kulmin e karrierës kur mbrojti për 6 ndeshje portën e Fiorentina në Serie A, në vitin 1967, ndërsa në kategoritë inferiore ka luajtur me Perugia, Reggiana, Varese, Cesena, Brescia dhe Parma.

Related posts

KRITIKA NDAJ IBRËS/ Ish-drejtori sportiv: Milani nuk është ‘reality show’, e gabuar ajo që bën suedezi

Delo.autor

Gjysmëfinalja Man. United – Tottenham në “vullkanin” Wembley, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

MAN UNITED DYFISHON SHIFRAT/ Një tjeter gol të çmendur shënohet nga Herrera (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment