Futboll Premier League Sport

NDODHET NË KAOS/ KARIKATURA e ditës: Mourinho në përpjekje për të gjetur RESPEKTIN e…

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e hënë është trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i cili u ka kërkuar lojtarëve të tij të luajnë me zemër dhe tru. Pas barazimit kundër Crystal Palace të shtunën në Old Trafford, Mourinho kërkoi nga lojtarët e tij të luajnë me zemër dhe me tru, pasi që e vuri në dyshim motivimin e lojtarëve të tij për ta fituar ndeshjen,.

Ky është fillimi më i keq i sezonit për Manchester Unitedin në 28 vitet e fundit dhe tani ata janë më afër fundit të tabelës (13 pikë) sesa liderëve, Manchester Cityt (14 pikë). Mirëpo, për Mourinhon aftësia e lojtarëve vlen të kritikohet më shumë se sa dëshira me të cilën ata po luajnë.

“Duhet të luash me tru por edhe me zemër. Mendoj se [ata] nuk treguan zemër mjaftueshëm”, tha Mourinho. “Ne nuk patëm intensitet që, sipas mendimit tim, në thelb lidhet me trurin dhe zemrën tuaj. Ka ndeshje që janë të veçanta dhe jo thjesht ndeshje, e sotmja ishte e veçantë”, shtoi ai.

Për këtë arsye, artisti që i punon karikaturat e Goal.com, Omar Momani, e ka krahasuar këtë deklaratë të Mourinhos me filmin The Wizard of Oz, ku protagonistja Dorothy thotë se tri kriteret për ta fituar besimin janë truri, zemra dhe guximi.

Për ta theksuar këtë gjë, Momani i ka vizatuar Jose Mourinhon, Romelu Lukakun, Alexis Sanchezin dhe Paul Pogba si disa nga protagonistët e filmit.

Related posts

Tifozët e quajtën “vrasës”/ Shikoni çfarë thotë lojtari i dëmtuar për MANAJN (FOTO)

Isa.Autor

Shënoi gol spektakolar ndaj Tiranës/ Flet Fangaj: As vet nuk e mendova

Isa.Autor

E FUNDIT/ Do të befasoheni si e presin Naingolanin tifozët e Interit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment