Futboll Seria A Sport

Revolucion apo jo? Gattuso bën tre kërkesat e para për merkaton e verës

Me merkaton që po afron trajneri Genaro Gattuso i ka idetë e qarta se çfarë duhet për Milanin e sezonit të ardhshëm. Ditën e djeshme u zhvillua një takim “kokë më kokë” mes Marco Fassone-s, Massimiliano Mirabelli-t dhe Gennaro Gattuso-t në Milanello. Temat kanë qenë të qarta dhe të përbashkëta dhe që kanë të bëjnë me fazën përgatitore të verës, përgatitjen fizike, ndeshjet miqësore dhe merkatoja.
Sipas asaj që është shkruar në botimin e sotshëm të gazetës “Quotidiano Sportivo”, trajneri ka kërkuar me patjetër tri përforcime; një lojtar krahu që mund të shënojë, një mesfushor me tipare sulmuese dhe një sulmues. Rino ua ka bërë të qartë drejtuese se duhen këto afrime për të përforcuar ekipin sezonin e ardhshëm. Këto tre tipa futbollistësh, tregojnë qartë se Milanit i mungon diçka në aspektin cilësor. Drejtuesit aktualisht po mundohen të gjejnë mundësitë se si t’i realizojnë këto kërkesa. Përfundimisht revolucion nuk do të ketë, por emra të rinj po.

Takimi i djeshëm duket se ka forcuar pozitat e Mirabelli-t, duke pasur parasysh se gjatë ditëve të fundit fati i drejtorit sportiv të Milanit ka qenë në pikëpyetje. Flitet se pronarët kinezë janë të pakënaqur nga puna e tij, por mendohet se do të jetë sërish ai që do të drejtojë merkaton verore edhe për këtë vit, duke u konsultuar me Gattuso-n për aspektin teknik dhe me Fassone-n për aspektin ekonomik. Emri i Walter Sabatini-t mbetet në sfond, me italianin që para disa ditësh vendosi të ndërpriste bashkëpunimin me Suning Sports.

Related posts

DALIN DETAJE/ Vinicius: Në Real Madrid apo në kombëtare, dua të luaj me Neymar (FOTO)

Delo.autor

NA LA PA FJALË/ E dashura e “Chicharitos” i tregon të gjitha, pozon NUDO (FOTO)

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ Mertens dhe Kat, vallëzim i “çmendur” në rrjetet sociale: Kështu sfidojmë karantinën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment