Futboll Sport

PIOLIT I NEVOJITEN MUSKUJT NË MES/ Maldini gati t’i dhurojë mesfushorin e talentuar nigerian

Dëmtimi i Sandro Tonalit ka qenë më i lehtë se sa i druheshin te Milanit, por sidoqoftë shërbeu si një kambanë alarmi për mesfushën kuqezi, e cila nuk ka ende një zëvendësues të denjë të Frenk Kesit që po vijon karrierën në Barcelonë. Në ato territore mund të luajë Jasin Adli që më së shumti në këto dalje të para sezonale është provuar nga Pioli si fantazist. Francezi mund t’i rrëmbejë vendin Diazit, ndërkohë që De Ketelare i cili erdhi për të luajtur si fantazisti, mund të spostohet në të djathtë të sulmit.

MILAN

Këto janë hipoteza, teksa mbetet fakt nevoja e kuqezinjtë për një mesfushor dinamik që të garantojë mbulim, por edhe shtytje siç bënte Kesi. Pobega i kthyer nga dy vite huazim dhe me kontratën e saporinovuar po përdoret pikërisht në ato zona. Sidoqoftë, Ma ldini vijon sondazhet për t’i shtuar muskuj mesfushës së “Djallit” pasi vetëm Tonali e Benaseri nuk mund të përballojnë minimalisht 45 ndeshje sezonale.

LISTA – Rafael Oniedika i lindur në 2001 dhe që luan për Midtjilandin është ai që ka më tepër mundësi të veshë fanellën e Milanit në këtë sezon të ri.

 

 

25 ndeshje dhe dy gola në sezonin e fundit me ekipin danez e kanë evidentuar si një nga mesfushorët më premtues të kampionatit. Disa klube janë vendosur në gjurmët e tij teksa për kartonin duhen shpenzuar 8-10 milionë euro.

rafael oniedika

Shifra në fjalë është gjithçka u ka mbetur kampionëve të Italisë për merkaton, megjithatë, Maldini do të synojë huazimin me të drejtë blerje, pasi duhet parë impakti i nigerianit në Serinë A.

oniedika

Ibrahima Sisoko i Strasburgut dhe Zhan Onana i Bordosë janë dy emra të kampionatit francez që mund t’i bashkohen “Djallit”, teksa duket e ndërlikuar blerja e Davide Fratezit për të cilin Sasuolo kërkon rreth 30 milionë euro.

Related posts

“TELENOVELA” E YLLIT FRANCEZ DREJT FUNDIT/ Barcelona paguan klauzolën e Griezmann, ja plani i prezantimit

Delo.autor

I JEP FUND AVENTURËS NË RUSI/ Bekim Balaj kryen vizitat mjekësore te klubi i ri…

Delo.autor

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Trajneri Spalletti: Fillimi i vështirë është një avantazh për “Bardhezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment