Bundesliga Futboll Sport

Ribery sërish në telashe, rrezikon të ndëshkohet për një arsye të çuditshme!

Futbollisti i famshëm, Franck Ribery është urdhëruar të ndryshojë mënyrën e tij “vulgare” të festimit të golave. Sipas asaj që raporton gazeta prestigjoze “Bild”, drejtuesit e Bayern Munchen e kanë këshilluar mesfushorin francez që mos përdorë më gjestin në fjalë (që nënkupton ‘gjithçka në rregull’ ose OK) pas çdo goli pasi cilësohet si ofendim në Francë, disa vende të Evropës Lindore dhe në vende të Amerikës së Jugut. Në fakt, gjesti në fjalë shihet në mënyrë pozitive në Angli dhe Gjermani. Por për disa të tjerë konsiderohet si një ofendim dhe ka raste që mund të interpretohet si një sulm ndaj homoseksualëve. Madje, raportohet se Bayern mund ta ketë kërcënuar me ndëshkim Ribery-në, nëse ai do ta përsërisë sërish festimin e tij karakteristik.

Ndërkaq, Ribery do të përpiqet të shënojë golin e tij të shtatë në përballjet me Real Madrid javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League në Bernabeu. Veterani nuk ia doli ta bënte një gjë të tillë në ndeshjen e parë në “Allianz Arena”, ndonëse ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për bavarezët dhe iu afrua disa herë golit, por nuk pati fat.

Gjithsesi, mënyra e festimit të golave nuk është e vetmja gjë që fut në telashe francezin Ribery së fundmi. Njëkohësisht, ai është vënë nën hetohet nga policia gjermane për shkak të një videoje të postuar nga vetë ylli bavarez në Instagram: Ribery filmoi veten me telefon teksa ishte në drejtimin e makinës së tij. Veprim që konsiderohet shkelje e ligjit. Një zëdhënës i prokurorisë së Mynihut ka thënë për “Bild”: “Mund t’ju konfirmoj se jemi në dijeni të videos. Kemi hapur një hetim paraprak, duke qenë se nuk përbën një vepër penale. Çështja mund t’i kalojë si kompetencë policisë që të procedojë me masa administrative eventuale”. Ribery u transferua te Bayern Munchen duke ardhur nga Marseille në vitin 2007. Atij i skadon kontrata me kampionët e Bundesliga-s këtë verë, por ende nuk i është ofruar rinovimi.

Related posts

E BUJSHME/ Hedh hapin e madh në karrierë, futbollisti shqiptar firmos me ekipin e njohur europian…

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Teuta. Rezultati 1-2

Delo.autor

ALARMI I ISH-TRAJNERIT/ Memushi: Flamurtari rrezikon të turpërohet si Elbasani

F.autor

Leave a Comment