Futboll

Rikthehet Malota, mbrojtësi flet për herë të parë për problemet me shtetin

Futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota, nuk ka qenë pjesë e skuadrës shkodrane prej disa javësh. Në momentin që shpërtheu çështja e falsifikimit në marrjen e pronave në Shëngjin të Lezhës, u përfshi dhe emri i tij.

Mbrojtësi nuk u bë më “i gjallë” që nga ai moment, por duket se tashmë është zgjidhur gjithçka dhe Malota u rikthye të flasë për këtë çështje. Ai takoi shokët e ekipit në seancën e sotme stërvitore. Klubi i Vllaznisë njoftoi gjithçka përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Futbollisti Renato Malota pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në fushën stërvitore të ekipit të Vllaznisë. Pas një mungese disaditore për shkak të disa problemeve personale, ai tani e tutje do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve në stërvitje. Do të ndodhë kështu pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë e cila ditën e sotme ka marrë vendimin për ‘hetim në gjendje të lirë’ të tij.

Malota ka mbërritur në fushën e Golemit në momentet kur stërvitja kishte filluar dhe padyshim që të gjithë janë gëzuar kur e kanë parë. Administratori Gjyrezi, trajneri Gjoka dhe gjithë pjestarët e tjerë të ekipit, janë përshëndetur me të me shumë përzemërsi.

Vetë lojtari në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të klubit ka thënë: ‘Sot Gjykata vendosi për hetim në gjendje të lirë ndaj meje ngaqë nuk kishte fakte të mjaftueshme për mua.

Një vendim që ka ardhur ngaqë u konstatua se unë personalisht nuk kam asnjë firmë të hedhur në asnjë dokument për të cilin jam akuzuar dhe po ashtu, edhe çertifikata e pronësisë nuk është tërhequr nga institucionet përkatëse.

Po vërtetohet ajo që kam thënë prej fillimit se unë jam i pafajshëm në gjithë këtë histori. Sot erdha sa për të takuar drejtuesit dhe shokët e ekipit dhe nesër do të jem në stërvitje dhe në dispozicion të stafit teknik'”, – shkruhet në njoftimin  e klubit.

Related posts

NËSHKRIMET TEK ARSENAL/ Fantazisti kërkon 200 përqind rritje rroge për të qëndruar

Isa.Autor

MERKATOJA E VERËS/ PSG përgatit një tjetër goditje “alla Florenzi”, vë në shënjestër yllin e Inter…

Delo.autor

RIKTHEHET FUQISHËM NË MERKATO/ Blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League, Chelsea pranë goditjes së madhe…

Delo.autor

Leave a Comment