Futboll Kategoria Superiore Sport

TRANSFERIMI I PARREGULLT I ÇINARIT/ Partizanit i “ngrin” merkatoja për një vit. Reagon sekretari i klubit

Partizanit i bllokohet merkato për një vit. Klubit të kuq i vjen një tjetër lajm bombë pasi kroatët e Istras kanë fituar gjyqin në FIFA për transferimin e sulmuesit Çinari në vitin 2018-të. Vetë futbollisti pezullohet me katër muaj, Partizani gjobitet me 80 mijë euro por klubi thekson se do e apelojë vendimin.

POr sekretari i përgjithshëm i klubit, Gerald Burba, për Panorama sport, pranon situatën e krijuar së fundmi dhe tregon hapat që do të ndjekin të kuqtë në vijim. Për sekretarin Burba problemi duket serioz, por jo i pazgjidhshëm për të mos cenuar normalitetin e ekipit në sezonin e ri.
Burba2
“Po, është i vërtetë si lajm dhe jemi vënë në dijeni të kësaj çështjeje. Vendimi është dhënë para dy ditësh. Problemi është serioz, por jo i pazgjidhshëm. Ne si klub po përgatisim dosjen e apelimit në KAS, ku si fillim do të kërkojmë pezullimin e efekteve të vendimit, që do të thotë zhbllokimin e merkatos me të gjitha gjasat në fillim të muajit gusht. Ky gjyq ka kohë që vazhdon. Dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë dhe sigurisht që nuk do të jetë Partizani. Në vendimin e arsyetuar të FIFAs është shtrembëruar komplet realiteti i fakteve, si për shembull duke pretenduar se Çinari ka qenë lojtar nën kontratë me Istrën dhe Partizani është paraqitur si palë që e ka ‘rrëmbyer’ lojtarin prej tyre.
Cinari Partizani festa
Kjo është e papranueshme dhe sigurisht e padrejtë, duke ditur që ne kemi paguar një shifër të konsiderueshme për të blerë të drejtat e kartonit të lojtarit nga Vllaznia. Ekzistojnë prova shkresore të mjaftueshme për të vërtetuar që Partizani është pala e vetme në këtë proces që nuk duhet të mbajë asnjë përgjegjësi. Ne do të bëjmë ‘kundërsulmin’ tonë për këtë çështje dhe në fund jemi të sigurt që përgjegjësia dhe drejtësia do të shkojë aty ku duhet”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba, për “Panorama Sport”.

Related posts

PAS 11 VITESH/ Shikoni CR7 dhe Messin në përballjen e parë në fushë (VIDEO)

Delo.autor

FESTA E SHËN VALENTINIT/ Tifozët e skuadrës së Serisë A bëjnë gjestin e mrekullueshëm për klubin e tyre të zemrës

Delo.autor

Çudia në Angli, një ekip me 100 pikë nuk shpallet dot kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment