Futboll Sport

Rrëfehet Nikaj, do kokën e Tiranës dhe mban pezull Kastriotin

Kastrioti është rikthyer në Superiore pas 4 vitesh mungesë. Skuadra krutane me në krye trajnerin Samuel Nikaj meritoi ngjitjen në ligën e parë të futbollit shqiptar, pasi kryesoi kampionatin e Kategorisë së Parë, grupi A gjatë gjithë sezonit. Fitorja e djeshme 3-0 kundër Besëlidhjes i siguroi ngjitjen automatike skuadrës së Nikajt. Ai rrëfehet në një intervistë për Eduasportin.com, por mendon vetëm për ndeshjen me Tiranën. Shkodrani nuk flet hapur për qëndrimin në krye të krutanëve dhe projektet e ardhshme me klubin e Kastriotit.
– Sa i vështirë ishte ky kampionat për ekipin tuaj?
– Ishim të shkëputur me pikë, por nuk ka qenë i lehtë ky kampionat për ne, se formula e kampionatit është e tillë që nuk të lejon të gëzosh para kohe. Tani që e siguruam ngjitjen matematikisht jemi të lehtësuar, por dua të përshëndes Egnatian dhe Erzenin, pasi ishin rivalë të denjë.
– A kishit ndonjë dyzim gjatë rrugës se mund të mos e arrinit objektivin e ngjitjes në Superiore?
– Nuk e kam menduar në asnjë moment dështimin. Jam një person që mendoj pozitivisht gjithmonë.
– Disa nga lojtarët e larguar kanë thënë që ikën për shkak të probleme financiare, e vërtetë që te Kastrioti ka patur krizë?
– Lojtarët nuk janë larguar për shkak të problemeve ekonomike. Nuk jemi ekipi më i paguar i Kategorisë së Parë, por krizë nuk ka patur. Një shprehje e urtë thotë më mirë të dish se sa të kesh.
– Do t
ë vazhdoni të jeni në krye të Kastriotit dhe sezonin e ardhshëm?
– 
Po mendoj të festoj këto ditë dhe të përgatis skuadrën për ndeshjen me Tiranën. Një sfidë prestigji dhe do të ishte “qershia mbi tortë” e një sezoni fantastik fitorja dhe rrëmbimi i trofeut.
– Ekziston ndonjë projekt i Kastriotit për Superioren?
– 
Këtë e di Bashkia dhe presidenti, nuk mund të flas unë për projektet e tyre.
– Si e parashikoni ndeshjen e sotme ndërmjet Teutës dhe Vllaznizë? E dimë ju shkodranëve nuk ju ndahet zemra nga ngjyrat kuqeblu…
– 
(Qesh) E vërtetë është… Mendoj se Vllaznia nuk ka drejtues, pasi ka rroga shumë të mira dhe lojtarë me emra. Kur them drejtuesit nuk e kam fjalën për trajnerët, pasi si Cungu dhe si Gjoka janë trajnerë kampionë.
– Besoni se e meritoni një shans në krye të Vllaznisë?
– 
E kam merituar me kohë, por nuk më është dhënë. Nuk jam i fiksuar për të marrë drejtimin e Vllaznisë, futboll luhet kudo. Kam bërë mirë në të gjitha ekipet që kam qenë dhe kudo kam marrë emocione të bukura.

Related posts

INTERESOHEN PËR SADIKUN PREJ KOHËSH/ Por në vendin e sulmuesit të Kombëtares mund të afrohet… Balotelli

Delo.autor

SALERNITANA-MILAN/ Rebic ndëshkon për “Kuqezinjtë me një “PREDHË” nga jashtë zone (VIDEO)

Delo.autor

Festimi i trajnerit Tite, shikoni me çfarë e krahasojnë vrapimin e tij (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment