Futboll La Liga Sport

MESSI mund të LARGOHET? BARCELONA “burgos” yllin argjentinas, pritet që…

Barcelona kërkon që të rinovojë kontratën me Lionel Messin edhe për një vit, deri në 2022. Messi e nënshkroi zgjatjen e kontratës në nëntor të vitit 2017, e cila skadon në qershor të 2021. Argjentinasi ka një klauzolë që do ta lejonte atë të largohej nga Barcelona në vitin 2022, vetëm nëse ai nuk shkon në një nga klubet elitare. Në qoftë se një klub dëshiron të ketë “pleshtin” në rradhët e tyre duhet të paguajë një shifër prej 700 milionë euro. Kjo zgjatje kontrate, nëse arrihet do të jetë e nënta mes Messit dhe klubit katalanas.

E para ishte në vitin 2005, kur ai ishte 18 vjeç dhe firmosi një kontratë deri në 2010. Rinovimi i tretë ishte deri në janar të 2007, përpara se të shënonte tre-golëshin përballë Real-it dhe të shndërrohej në një idhull për Barcelonën. Pas fitimit të tripletës, Messi vendosi të firmoste një kontartë të re, e cila shkonte deri në vitin 2016, me një klauzolë prej 250 milionë euro. Rinovimi i fundit u bë në 2017 dhe shkon deri në 2021, kur lojtari do të jetë 34 vjeç.

Klauzola e tij është 700 milionë euro.

Related posts

MERR FUND MAKTHI/ Pësoi dëmtim të rëndë, sulmuesi i Kombëtares rikthehet në fushë pas 5 muajsh

Delo.autor

“PËRQAFIME”/ Në mes të festës italiane, sulmuesi Chiesa përshëndet tifozët e Italisë në Shqipëri (VIDEO)

Delo.autor

PO REZULTON DËSHTIM/ Blerja 40 milion euro zbulon pse nuk ka debutuar me Liverpoolin

Isa.Autor

Leave a Comment