Sport

Rubens Barrichello rrëfen momentin më të vështirë të jetës

Dy muaj pas një prej momenteve më të vështira të jetës së tij, braziliani Rubens Barrichello tregon arsyen pse ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në muajin shkurt.

 Ish-piloti brazilian kishte një tumor në qafë, që e ka hequr. “Mjekët më kanë thënë që 14% e atyre që e vuajnë këtë problem arrijnë të rikuperojnë. Pas atij problemi që kalova kisha frikë se nuk do të kisha më mundësi të garoja”, tha për Globo Tv braziliani.

“Isha duke bërë dush kur më kapi një dhimbje e tmerrshme në kokë. Ishte aq e fortë sa pothuaj po bija në tokë. Mu deshën disa minuta sa të vinte Silvana(bashkëshortja) të më ndihmonte. Më pas u konsultova me një mikun tim mjek, që më tregoi gjendjen në të cilën ndodhesha. Kam qenë vërtetë me fat”, pohoi Barrichello.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Maldini i vë syrin talentin të “Euro 2020”, pritet të përgatisë ofertën zyrtare

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Burnley-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

“NUK NA JANË BLLOKUAR KËMBËT”/ Muller e merr me ironi: Kush e di sa kundërshtarë do të kemi nervozuar…

Delo.autor

Leave a Comment