Bundesliga Futboll Sport

TREMB KAMPIONËT E EUROPËS ME DEKLARATËN/ Talenti Coman: S’është e pamundur, por nuk mund ta them tani

Kingsley Coman është një nga talentet e Bayern Munich, por ish-ylli i Juventus, nuk është i sigurt se do të qëndrojë gjithmonë në Bavari.

“Nuk është e pamundur të them se do ta përfundoj karrierën te Bayern Munich, por është akoma shumë shpejt për ta thënë. Jam 24 vjeç dhe kam akoma edhe të paktën 8 vite në nivele të larta”, ka thënë francezi për Onze Mondial.

“Nuk mund ta komentoj këtë mundësi, është me të vërtetë shumë shpejt. Para se të nënshkruaja me Bayern-in, e dija se ishte një klub i madh me një kulturë të madhe për fitoren”.

“Në vazhdim kam kuptuar se ishte më shumë se kaq; të gjithë klubet duan të fitojnë, veçanërisht klubet e mëdha, por Bayern, për ambiciet që ka, është mbi gjithë të tjerët”.

Related posts

KOHË TË VËSHTIRA YJET E KLUBEVE/ Nga Isco tek Paul Dybala, ja pse roli i fantazistit është në krizë…

Delo.autor

VIJON SITUATA E RËNDUAR/ Koeman zhvat Barcelonën, ja sa milionë përfiton nëse nuk RINOVON

F.autor

SITUATA NË AFGANISTAN/ “FNÇ”: Kemi larguar 165 sportistë, disa janë akomoduar në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment