Futboll La Liga

Salah drejt Realit, egjiptiani blen shtëpi në Madrid

Zërat se Mohamed Salah është pranë transferimit te skuadra spanjolle e Real Madrid janë shtuar sot, teksa mediat iberike bëjnë me dije se egjiptiani është duke kërkuar shtëpi në Madrid. Lajmin e ka konfirmuar “Diario Gol”, që shprehet se se Salah i ka kërkuar menaxherit të tij për një shtëpi në kryeqytetin spanjoll. Jo vetëm kaq, por edhe ish-shoku i tij im skuadrës, Philippe Coutinho, i ka rrëfyer Messit se egjiptiani do të luajë në La Liga sezonin tjetër, por me fanellën e ekipit “merengues”.

Coutinho i ka ruajtur kontaktet me ish-shokun e skuadrës së tij te Liverpool, që i ka rrëfyer për këtë lëvizje në La Liga. Ky është sezoni i parë i Mohamed Salah në Premier League, ku ka shkëlqyer me paraqitjen e ti me “reds”. Real nuk e ka aspak problem të paguajë shumën e kërkuar për të blerë egjipitianin, ndërkohë që në këtë marrëveshje mund të hnyjnë edhe lojtarë të tjerë, si Gareth Bale, që do të rikthehej në Premier.

Related posts

Lopetegui, zgjedhja e fundit/ Ja trajnerët që kontaktoi Perez, pas ikjes së Zidane

Isa.Autor

KAPUÇA, DORASHKA DHE LIDHËSE PLASTIKE/ Policia arreston bandën që po tentonte grabitjen e banesës së yllit të PSG-së

F.autor

Reali kërkon ta mbyll sezonin më së miri në Bernabeu, kundër Celta Vigos

Sadik.Autor

Leave a Comment