Futboll Kategoria Superiore Sport

“KAMPIONATIT PO I VJEN FUNDI DHE EKIPET KANË OBJEKTIVAT E TYRË”/ Trajneri Daja: Derbi? Pas Skënderbeut s’ka ndeshje tjetër…

Partizani përballet ditën e nesërme me Skënderbeun, në një ndeshje ku të kuqtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të vazhduar në krye të renditjes. Në prag të kësaj sfide, përpara mediave ka folur trajneri i kryeqytetasve, Ilir Daja. Ky i fundit është shprehur se skuadra e tij e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarit he nuk mendon për asgjë tjetër përveç ndeshjes së nesërme.

“Unë mendoj se nuk ka më ndeshje të lehta, sepse kampionatit po i vjen fundi dhe të gjitha ekipet kanë objektivat e tyre. Të gjithë çiftet që përplasen janë ndeshje të forta, është starti i fundit, kanë mbetur edhe pesë javë. Kemi dy ndeshje të fituara dhe një të humbur me Skënderbeun.

Korçarët po kalojnë një moment shumë të mirë dhe kanë marrë pikë në çdo lloj përballje. Besoj se ne kemi formën më të mirë nga të gjitha ekipet, e kemi treguar këtë në javët e fundit, jo vetëm me rezultate dhe lojëra, por edhe me golat e shënuar.

Mala dhe Bardhi, dy mungesa të rëndësishme, për vetë vlerat që kanë dy lojtarët. Besojmë se do t’i minimizojmë mungesat me lojtarët që kemi në dispozicion. Problem është fakti që do kemi pak alternativa në stol, për të bërë ndërrime në pozicione natyrale, jo në vlera.

Derbi? Unë e di që pas Skënderbeut nuk ka ndeshje tjetër. Kjo do të thotë se nuk do kursehemi dhe nuk do mendojmë për asgjë tjetër. Do fokusohemi vetëm te Skënderbeu. Rezultati është kryesori në këtë fund kampionati. Të marrësh tre pikë në Korçë, do të thotë që duhet të vlerësojmë të gjithë kundërshtarin. Skënderbeu ka lojtarë që mund të godasin, sidomos në sulmin e shpejtë.

Presioni nuk është vetëm te ne, edhe ata kanë presion për arsyen e gjendjes në tabelën e klasifikimit, edhe atyre u duhen pikët. Shpërndarja e presionit është i barabartë, por ne kemi potencialin më të madh për ta përballuar këtë presion. Mund të kemi një qetësi më të madhe, sepse kemi një objektiv më të madh”, tha Daja.

Related posts

“BALCKOUT” NË PREMIER LEAGUE/ Ja pse vetëm amerikanët mund të shohin ndeshjet e “Të Kuqve” dhe Manchester Cityt

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS PREMIER/ KLopp mohon: Ne jemi ende në lojë për…

Delo.autor

“MBANI MEND KËTO FJALË”/ Presidenti Tacopina: Juventus, Reali dhe Barcelona do të ma kërkojnë brenda 5 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment