Futboll Premier League Sport

Salah vazhdon rekordet, Liverpool “blindon” Champions League

Liverpool ka fituar 3-0 ndaj Bournemouth dhe “blindon” një vend për në Champions League, sezonin e ardhshëm. “Të kuqtë”, gjysmëfinalistë në këtë edicion të veprimtarisë prestigjioze janë në vendin e tretë me dhjetë pikë më shumë se Chelsea i vendit të pestë, që ka luajtur një ndeshje më pak.

Saido Mane realizoi golin e parë për ekipin e Jurgen Klopp, vetëm pas shtatë minutash lojë, ndërsa golin e sigurisë e shënoi “i zakonshmi” Mohamed Salah, 20 minuta para fundit.

Sulmuesi nga Egjipti këtë herë shënoi me kokë duke u bërë futbollisti i parë afrikan që arrin kuotën e 30 golave në Premier League, ku është golashënuesi më i mirë.

Ky ishte goli i tij numër 40 në këtë sezon me Liverpool, vetëm Roger Hunt në vitin 1961 dhe Ian Rash në vitin 1987 e kanë bërë diçka të tillë.

Gjithashtu, Salah është kandidati kryesor për të fituar çmimin futbollisti më i mirë i vitit në Premier League.

Në minutën e fundit të ndeshjes, sulmuesi tjetër i Liverpool, Roberto Firmino vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Nga ana tjetër, pavarësisht nga humbja Bournemouth mbetet i qetë, dhjetë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

http://www.dailymotion.com/video/x6htb3z

Related posts

Analizë/ Tifozët e Milanit janë të zhgënjyer, por ka arsye për optimizëm!

Q.Autor

“MEZI PRES TA BËJ…”/ Boksieri Fury nis zyrtarisht përgatitjet për Wilder dhe bën premtimin e madh (VIDEO)

Delo.autor

KA FITUAR DY PREMIER LEAGUE/ Pires zbulon sekretin e Emery: Është i çmendur…

Isa.Autor

Leave a Comment