Futboll La Liga Sport

PROBLEME ME RIKONSTRUKTIMIN E STADIUMIT/ Skuadra e La Liga-s nuk mund të bëjë punime pa lejen e… Papës!

Nuk do të ketë një tribunë të re në stadiumin “Municipal de Ipurúa”, shtëpia e Eibar. Pesë metra terren pengojnë rikonstruksionin e impiantit. Bëhet fjalë për një çështje interesante, që arrin në nivele të larta. Nuk bëhet fjalë as për bashkinë dhe as për qeverinë. Në fakt, për të kompletuar veprën e modernizimit të stadiumit, skuadra baske duhet të presë vendimin e një koke shteti. Por nuk bëhet fjalë as për Mbretin e Spanjës. Nëse kjo tribunë do të ndërtohet ose jo, do ta vendosë… Papa Françesku.

E pabesueshme, por e vërtetë. Siç ka bërë të ditur “AS”, pesë metrat në fjalë i përkasin një manastiri murgeshash, që katërmbëdhjetë vite më parë kanë dhënë lejen për zgjerimin e impiantit pak metra përtej kufirit të tyre. Por që tani nuk kanë ndërmend t’i lënë punimet të vazhdojnë, pavarësisht se manastiri në fjalë nuk përdoret më.

Ka një marrëveshje me bashkinë për shpronësimin e ndërtesës me kosto 4 milionë e gjysmë euro. Por punimet nuk mund të vazhdojnë pas kërkesës së bërë nga avokati i murgeshave. Një situatë që mund të zhbllokohet vetëm nëse vjen drita jeshile nga Vatikani, nga vetë Papa Françesku. Pa firmën e tij, ato pesë metra nuk do të mund të kalojnë në pronësi të bashkisë.

Klubi, nga ana e tij, është ankuar sepse kërkesa për ndalimin e punimeve është bërë për interesa ekonomike. José Antonio Fernández, përgjegjësi i ristrukturimit të stadiumit, ka zbuluar për “El Correo” kërkesat e ekzagjeruara të bëra nga avokati.

“Na është kërkuar të paguajmë 160 mijë euro për t’u futur me makinat në terrenin e manastirit deri kur të vijë autorizimi nga Vatikani. Një shpenzim për të cilin nuk duan të japin as edhe një faturë. Dhe, pavarësisht se nuk kemi prekur asgjë, me përjashtim të mureve të impiantit, kemi ofruar gjithsesi 10 mijë euro në mënyrë që punimet të vazhdonin”.

Me sa duket nuk ka mjaftuar. Tani, fjala e fundit i takon Shenjtërisë së Tij. Duke parë se Papa Françesku është një tifoz i futboll, Eibar do të bënte mirë t’i dhuronte një abonim të përjetshëm.

Related posts

ZBULIMI TRONDITËS i ish-mbrojtësit të Tottenham: KAFSHIMI nga një MI më la…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Silva, Gabriel Jesus ndëshkon për Manchester City-n (VIDEO)

Delo.autor

E KONFIRMON MENAXHERI I TIJ/ Sulmuesi Borini gati të largohet nga Milan, ja ku do të transferohet…

Delo.autor

Leave a Comment