Champions League Futboll

Sami Khedira: Gjyqtari nuk ishte i bindur për penalltinë

Sami Khedira provon të shoh përpara. Nuk është e lehtë, por nuk ka zgjidhje tjetër. Nga mendja nuk mund të largohen lehtësisht momentet e minutës së fundit të mallkuar në “Bernabeu”, ku Juventus kaloi nga parajsa në ferr në sfidën kundër Real Madrid, me një penallti shumë të dyshimtë që vulosi eliminimin e bardhezinjëve.

“Edhe tani me gjakftohtësi është e vështirë. Kemi bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, që askush nuk e priste dhe treguam se jemi një nga ekipet më të forta të Europës. Por kështu është futbolli, duhet të pranojmë verdiktin dhe t’i bëjmë komplimente kundërshtarit. Tani duhet të fitojmë titullin dhe Kupën e Italisë. Nëse kërkojmë justifikime nuk do të na ndihmojnë,” – tha Khedira.

“Në një ndeshje shumë të rëndësishme gjyqtari duhet të jetë 101% i sigurt për të dhënë një penallti. Nga fusha e lojës pata ndjesinë se nuk ekzistonte penalltia. Gjyqtari ishte krejtësisht i pasigurt dhe priti rreth 3 sekonda para se të vërshëllente dhe prandaj Buffon reagoi në atë mënyrë, sepse është normale për njerëzit që jetojnë me pasion futbollin,” – vazhdoi Khedira.

Më pas, mesfushori gjerman shtoi: “Në momente të tilla të vështira duhet të tregojmë se jemi një skuadër e madhe. Askush nuk ka fituar ndonjëherë shtatë kampionate dhe katër kupa radhazi në Itali. Ne duhet të bëjmë të pamundurën për t’u bërë të parët. Napoli? Eshtë i fortë dhe nuk dorëzohet kurrë: kanë shumë karakter dhe futbollist të mëdhenj.”

Related posts

SHERRI NË KAMPIONATIN SHQIPTAR/ Zyrtari i klubit: Jemi kundër dhunës dhe masat duhet të jenë… (VIDEO)

Delo.autor

LIDER I PADISKUTUESHËM/ Inter ka një thesar në skuadër, mesfushori “Zikaltër” asistuesi më i mirë i Serisë A

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Egbo punon për kurthet që do ngrihen ndaj “Demave”

Delo.autor

Leave a Comment