Gossip

Brooklyn kapet mat me të dashurën e re

Brooklyn Beckham ka konfirmuar ndarjen me Chloe Moretz ndërsa është parë duke u puthur me modelen e “Play Boy”, Lexi Wood. 19-vjeçari duket që e ka lënë pas ndarjen me aktoren dhe ka nisur një romancë të re me modelen 20-vjeçare. Më pak se një muaj më parë ai u pa në publik me ish-partneren e tij, me të cilën ishte në një lidhje që nga viti 2014-të.

Djali i ish-yllit anglez të futbollit u pa duke shkëmbyer puthje me Lexi-n në studion ku kishte shkuar për të bërë një tatuazh të ri. E dashura e tij e re ka lindur në Montreal të Kanadasë, është 20-vjeçare dhe për herë të parë ka modeluar në moshën 5-vjeçare. Më pas bukuroshja në rritje është futur edhe në botën e aktrimit. Ëndrra e saj është të bëhet pjesë e agjencisë më të madhe të modelingut në botë, “Victoria’s Secret”, që drejtohet nga mamaja e të dashurit të saj. /

Related posts

Arda Turan nevrikoset me gazetarin: Kujdes se do të t’i thyej turinjtë

Sadik.Autor

“MASAKËR E VËRTETË”/ ​”Çmendet” ish-futbollisti i Anglisë rreh BRUTALISHT një grua në parking (FOTO)

Delo.autor

(FOTO) Kur nuk shënon Icardi, ‘godet’ Wanda

Q.Autor

Leave a Comment