Bundesliga Futboll Sport

Schalke-Dortmund, e diela është dita e Borussia-s

Kjo gjë e bën akoma më dramtik derbin e Ruhrit, që do të zhvillohet pasditen e kësaj të diele në “Gelsenkirchen”. Siç ka qenë ajo e zhvilluar në fazën e parë, në “Signal Iduna Park”, me Schalke që ka marrë një barazim të çmendur 4-4 pasi e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh 4-0.

Ndërkohë, të katër ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve janë mbyllur në barazim. Schalke ka humbur vetëm 1 nga 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi (6 fitore, 4 barazime, 1 humbje), duke fituar tri të fundit që ka luajtur para publikut vendas.

Dortmund, nga ana tjetër ka humbur vetëm një ndeshje të kampionatit nën drejtimin e trajnerit Peter Stoger (8 fitore, 5 barazime, 1 humbje). Gjithashtu, Dortmund nuk humb një ndeshje kampionati të luajtur ditën e diel që nga tetori i 2015-ës (14 fitore, 3 barazime).

Related posts

MOURINHO NUK E SHEH TITULLAR/ Kumbulla e përshëndet me gol, batuta edhe me Dzeko (VIDEO)

Delo.autor

FESTIVAL GOLASH/ PSG rinis futbollin me 9 gola përpara 5 mijë tifozësh! (VIDEO)

Delo.autor

Crotone shënon gol dhe barazon shifrat ndaj Lazios (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment