Bundesliga Futboll Sport

Schalke mposht Dortmundit dhe ‘blindon’ vendin e dytë

Schalke 04 ka treguar se është ekipi më në formë dhe se humbja ndaj Hamburger ishte thjesht një lapsus teksa ka mposhtur Borussia Dortmund në derbin e Ruhrit me rezultatin 2-0. Ndeshja ishte e hapur me mundësi shënimi nga të dyja anët. Në fillim ishte Burgstaller me një mundësi të mirë për vendasit, por edhe Reus mund të kishte kaluar të tijtë në avantazh por portieri i Schalke i mohon golin.

 Në fund të pjesës së parë ishte Konoplyanka ai që mund të ndryshonte ndeshjen por goditja e tij ishte e pasaktë. Pas pushimit ama Schalke gjen golin e merituar pas një aksioni të bukur nga Konoplyanka dhe Caligiuri që zhbllokon rezultatin në minutën e 50’. Ndeshja ashpërsohet dhe Dortmund hidhet në sulm por Reus dhe Pulisic nuk janë në ditën e tyre më të mirë dhe shpërdorojnë raste të mirë për shënim.

Me Dortmund që luan përpara, Schalke ka më shumë hapësira për të kundërsulmuar por dyfishon rezultatin pas një goditjeje standarde të ekzekutuar në mënyrë të përsosur nga Naldo. Tre pikë të rëndësishme për Schalke që tashmë është shkëputur nga Leverkusen dhe Dortmund në vendin e dytë dhe mesa duket këtë sezon do ta mbyllë pas kampionëve të Bayern.

Related posts

U KTHYE NË “SAN SIRO” SI KUNDËRSHTAR/ Ja çfarë bëjnë tifozët “Zikaltër” për Nainggolan

Delo.autor

Tri skuadra, që mund të shpallen kampione këtë fundjavë

Sadik.Autor

TRIUMFON NDAJ BECKFORD/ Boksieri Alban Beqiri nuk ndalet, siguron çerekfinalet e Botërorit

Delo.autor

Leave a Comment