Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Chievo-Inter, zikaltrit s’shënojnë në transfertë prej tri ndeshjesh

Inter do të kthehet në fushë ditën e diel pas fitores 4-0 të marrë kundër Cagliari-t të martën e kaluar. Zikalterit mbajnë aktualisht vendin e pestë në renditje pas fitores së djeshme të marrë nga Roma në fushën e Spal.

Kështu, ekipi i Spalletti-t nuk mund të gabojë kundër Chievo-s, nëse do të qëndrojë në garë për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Veronezët, që mbajnë vendin e 16-të në kampionat, tri pikë larg zonës së rënies nga kategoria, kanë shënuar vetëm dy gola në tri nga tetë ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi kundër Inter (3 fitore), por nuk kanë shënuar asnjë në pesë të tjerat.

Në takimin e luajtur mes këtyre dy skuadrave në fazën e parë të kampionatit, Inter bëri 40 gjuajtje drejt portës, një rekord për një ndeshje të Serisë A, që nga sezonin 2004/05, kur këto të dhëna kanë filluar të mbahen.

Gjithsesi, Inter nuk ka arritur të shënojë në tri transfertat e fundit të kampionatit. Hera e fundit që zikaltrit kanë luajtur katër ndeshje radhazi në transfertë pa shënuar ka qenë në 1999-ën.

Related posts

REI MANAJ ME EKIP TË RI/ Sulmuesi shqiptar pritet të prezantohet te Trabzonspori

F.autor

REAGON NDAJ KRITIKAVE TË SHUMTA/ Messi “shpërthen”: Thuhen shumë gënjeshtra, ja e vërteta…

Delo.autor

KORONAVIRUSI RREZIKON FUBOLLIN/ UEFA zyrtarizon shitjen e biletave për finalen Champions, ja sa kushtojnë

Delo.autor

Leave a Comment