Futboll Sport

FA Cup/ United fiton me përmbysje spektakolare dhe shkon në finale

Të gjithë sportdashësit prisnin që gjysmëfinalja mes Manchester United dhe Tottenham të ishte një ndeshje e madhe, dhe ashtu ndodhi. Në fund ishin Djajtë e Kuq ata që triumfuan në Wembley, pikërisht stadiumi ku ka luajtur Tottenham gjatë këtij sezoni, me rezultatin 2-1 duke përmbysur gjithçka.

Ishte Tottenham ekipi që e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 11’ falë golit spektakolar të Dele Alli. United me kalimin e minutave u përmirësua dhe gjeti golin e avantazhit falë Alexis Sanchez. Kiliani më në fund tregohet vendimtar duke shënuar një gol të bukur me kokë në minutën e 24’.

 Ndeshja ishte shumë e fortë dhe pa ndalesa. Presingu ishte i vazhdueshëm nga të dyja krahët dhe si pasojë kishte edhe gabime në pasime. Pas pushimit ishte United ekipi më i mirë në fushë dhe në minutën e 62’ shfrytëzon momentin e mirë duke kaluar në avantazh për të parën herë me golin e Ander Herrera.

 Tottenham del përpara ndërsa United vendoset prapa duke bërë atë që di të bëjë shumë mirë një ekip i Mourinho-s, të mbrojë mirë dhe të dalë në kundërsulm. Spurs nuk arritën të krijonin raste të pastra për gol dhe shumica e rasteve të tyre kanë ardhur nga distanca. Ndërsa United kishte mundësinë e artë me Rashford për të vrarë ndeshjen por talenti anglez nuk tregohet i saktë.

Related posts

HEROI I JAVËS NË PREMIER/ Shokët e ekipit ngrenë në qiell De Gea-n, me “selfie & meme” fantastike

Delo.autor

“MË KËRKOVE SHUMË PARA…”/ Cannavaro “demaskon” Balotellin “live” në Instagram

Delo.autor

Brazili frikë nga mallkimi, kush eliminon Meksikën nuk fiton Botërorin

Isa.Autor

Leave a Comment