Futboll

Seria B/ Cremoneses e Ujkani humbet ndaj Foggias, Basha kapiten te Bari

Seria B luajti disa prej ndeshjeve të radhës në Itali. Liga e dytë italiane ngjall interes të madh dhe te tifozët shqiptarë, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve që luajnë në klubet italiane. Vitet e fundit, numri i shqiptarëve në Seria A dhe në Seria B është rritur ndjeshëm. Ata madje janë dhe protagonistë me skuadrat e tyre. Dita e sotme ka nxjerrë sërish në pah disa prej tyre, Basha si protagonist, ndërsa Ujkani si antagonist.

Mesfushori shqiptar ishte kapiten në barazimin e skuadrës së tij me ekipin e Salernitanas. Kapiteni luajti për 90 minuta dhe dhuroi një paraqitje të kënaqshme. Skuadra e tij nuk arriti të fitonte kundër ekipit të Salernitanës dhe ky mund të konsiderohet si një hap fals për ekipin e tyre. Bari ndodhet në zonën  e “play-off”-it dhe ka shanse për t’u ngjitur në Seria A.

Empoli i mbrojtësit Frederic Veseli nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Spezias. Shqiptari nuk ishte i grumbulluar as për këtë sfidë, pasi është i dëmtuar. Veseli po vuan nga një dëmtim që e ka mbajtur prej 1 muaji jashtë fushave, ndërsa pritet të rikthehet shpejt në dispozicion të trajnerit të tij. Barazimi në fushën e Spezias është hap i gabuar për ekipin e mbrojtësit shqiptar. Kjo pikë e marrë nuk i prish punë, pasi skuadra e Veselit kryeson kampionatin me 67 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt është me 58 pikë.

Një humbje skandaloze ka qenë ajo e Cremoneses kundër Foggias me rezultatin 0-4. Ekipi i portierit kosovar Saimir Ujkani u shkatërrua në shtëpi. “Gardiani” ishte titullar nga minuta e parë dhe u detyra të nxirrte topin nga rrjeta 4 herë me radhë. Situata e shqiptarëve në Seria B nuk është e keqe, përjashtim bën mesfushori Armando Vajushi me ekipin e Pro Vercellit. Skuadra e shkodranit ndodhet në vendin e parafundit dhe duket se do ta ketë shumë të vështirë shpëtimin në Seria B.

Related posts

“COPA DEL REY”/ Serxhio Ramos bën “bomberin”, Reali Madridi fiton takimin e parë me përmbysje

Delo.autor

Fundjava e “legjionarëve”/ Ja lojtarët kuqezi që spikatën në kampionatet elitare të Europës

Isa.Autor

KONKURRENCA DO TË JETË E FORTË/ Për Eriksen është një sfidë midis Interit dhe “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment