Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ARMANDO BROJA ËSHTË DIDIER DROGBA I RI”/ Media e njohur britanike paralajmëron për shqiptarin: Do jetë titullar tek Chelsea

Armando Broja ka bërë sot edhe arritjen më të madhe në karrierën e tij. Edhe pse vetëm 19 vjeç, sulmuesi shqiptar është thirrur në stol me ekipin e parë të Chelseat në ndeshjen e sotme kundër Evertonit në Premier League.

Talenti kuqezi ka qenë impresionues me paraqitjet e tij me gjithë grupmoshat e Chelseat, ku me golat e tij ka ndihmuar jo pak ekipet zinxhirë të bluve të Londrës dhe kjo ftesë e Lampard nuk ishte e çuditshme.

Ndërkohë edhe prestigjozja britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull Armando Brojës, ku tregojnë gjithë historinë e shqiptarit.

Duke e nisur kështu shkrimin që nga periudha kur ishte me 8 vjeçarët e Tottenham, me të ciëlt spikati për t’iu bashkuar më pas Chelseat, e për të ardhur më pas deri te thërritja në ekipin e parë.

“The Sun” portretizon Brojën, që gjatë gjithë fëmijërisë së tij ka pasur idhull Didier Drogbanë, ndërsa zgjedh ta quajë si pasardhësin e sulmuesit afrikan.

“Është e qartë se numri 9 është gati për skenën e madhe dhe me Frank Lampard që i jep mundësitë lojtarëve të rinj, nuk do të vonojë shumë deri sa Broja të jetë një titullar i përhershëm në ekipin e parë”, kjo është edhe mënyra se si media e njohur angleze ka zgjedhur ta përmbyllë shkrimin e saj për Armando Brojën.

Related posts

“ME NUMRIN 21 NUK NDIHESHA IBRA”/ Suedezi i jep zemër Milanit: Të detyruar për të fituar diçka sivjet

Delo.autor

PLAS TEK ITALIA/ Trajneri Mancini kërcënon dy futbollistët: Mos tallni b*thën, Kean po pret në shtëpi

Delo.autor

Roma, tre pikë të arta për zonën Champions

Q.Autor

Leave a Comment