Futboll Sport

Seria B/ Ditë e zezë për shqiptarët, vetëm Aliji mban lart flamurin

Seria B është një nga kampionatet që ka më së shumti shqiptarë në përbërje. Disa nga legjionarët tanë luajnë në ligën e dytë italiane. Në këtë kampionat, disa luftojnë për t’u ngjitur në Seria A, ndërsa disa të tjerë të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në këtë ligë. Dita e sotme ka parë shumë prej tyre në fushën e blertë. 1 fitore për ekipin e Naser Alijit dhe Azdren Llullakut, barazime dhe humbje për futbollistët e tjerë, por pavarësisht rezultateve, i rëndësishëm është fakti se ata po gjejnë minuta dhe luajnë vazhdimisht.

Empoli i Frederic Veselit nuk luajti ditën e sotme, me shqiptarin që do e shohë veten në Seria A, pasi ndodhet në vendin e parë dhe e ka siguruar ngjitjen. Ai ka një transfertë delikate me Frosinonen. Pjesa tjetër e shqiptarëve luftojnë për “play-off”-in e ngjitjes në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq, për “play-out”-in e Seria B-së.

Bari barazoi në transfertë kundër Foggias në një sfidë të vlefshme për të kapur “play-off”-in e ngjitjes në Superiore. Takimi u mbyll me rezultatin 1-1 me mesfushorin shqiptar Migjen Basha që e nisi si titullar. Shqiptari u zverdh në minutën e 79-të dhe e mbylli në fushë takimin duke qëndruar 90 minuta në fushën e lojës, ekipi i tij ndodhet në vendin e 7-të.

Palermo shkatërroi Avellinon duke e mposhtur me rezultatin 3-0. Ekipi i Armando Vajushit nuk bëri për asnjë moment rezistencë. Shqiptari e nisi takimin nga minuta e parë si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 75-të. Ai ishte i pafuqishëm për të ndryshuar diçka. Avellino lufton për mbijetesë, pasi ndodhet në vendin e 16-të me 40 pikë, 1 pikë më shumë se vendi i 20-të që të rrëzon direkt nga Kategoria. Një fitore shprese për ekipin e Entellas që mposhti me rezultatin 3-2 Pro Vercell-in. Skuadra e Alijit dhe Llullakut, mori një fitore jetike, pasi rrit shpresat për qëndrimin në Seria B. Aliji qëndroi 90 minuta në fushën e lojës, madje mori një karton të verdhë në minutën 90’+2’. Llullaku e pa fitoren e skuadrës së tij nga bankina. Entella ndodhet në vendin e 17-të me 40 pikë.

Barazim pa gola për Brescia-n e Emanuele Ndojit. Ekipi i shqiptarit barazoi në shtëpi me Cesena-n. Mesfushori qëndroi 90 minuta në fushën e lojës duke u konfirmuar si titullar. Brescia ndodhet në vendin e 12-të, në mesin e artë, aty ku nuk e ndjen presionin e rënies dhe nuk synon më tepër.

Related posts

KOSOVË-LITUANI/ Pas një krosimi nga Rashica, ylli Muriqi ndëshkon me kokë “lituanezët” (VIDEO)

Delo.autor

KA PUNUAR ME TË DY/ Braziliani tregon diferencat mes Guardiolës dhe Zidane

Delo.autor

Unitedi shumë afër yllit të Tottenhamit

Sadik.Autor

Leave a Comment