Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Icardi: Interi është e tashmja ime, të ardhmes nuk i dihet

Fjalë këto të Mauro Icardit kapitenit të Interit për mediat argjentinase. Bomberi nga Rosario i ka trembur disi tifozët zikaltër me deklaratat se të ardhmes nuk i dihet, megjithatë fansat e Interit duhet të qëndrojnë të qetë sepse Maurito për momentin mendon vetëm për Interin dhe për të arritur objektivat me skuadrën zikaltër. Icardi sapo ka festuar kuotën e 100 golave me Interin në Serinë A, një arritje e rëndësishme kjo për sulmuesin 25-vjeçar.

“ Jam i lumtur që kam hyrë në historinë e një klubi të madh si Interi. Është diçka që më bën krenar dhe që se kisha menduar kurrë se do ta arrija. Nuk është e lehtë të arrish shifra të tilla në një kampionat si ai italian, por falenderoj shokët e skuadrës që ma kanë bërë të mundur të arrij diçka të tillë. Gara për një vend në Champions? Jam optimist dhe kam besim se shumë shpejt Interi do të jetë aty ku meriton të jetë. A do të jem në Botëror? Jam 25-vjeç dhe jam kapiteni i Interit, dëshira ime është të luaj një Botëror me Argjentinën nëse ky moment nuk do të jetë tani shpresoj ta bëj në të ardhmen”.

Related posts

Ndëshkoi Balotelli-n, arbitri rrezikon denoncimin

Q.Autor

DUELI “TITANËSH”/ Fury zbulon dietën dhe regjimin stërvitor: Masturbohem 7 herë në…

Delo.autor

AKSIDENT I FRIKSHËM/ PILOTI Ericsson FLUTURON në AJËR makina shkatërrohet…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment