Futboll La Liga Sport

REALI i kërkon talentin, VALENCIA e lëshon vetëm për 120 milionë euro

Nuk ka përfunduar ende ndjekja e një sulmuesi në shtëpinë e Realit të Madridit. Sipas asaj që raporton “Marca”, mes objektivave kryesore të “Los Blancos” është Rodrigo Moreno Maçado, i njohur thjesht si Rodrigo, por Valencia ka ngritur një mur të lartë për sulmuesin brazilian (i natyralizuar si spanjoll).

Mes të dyja klubeve ka pasur kontakte të ndryshme, por përgjigjja që ka ardhur nga “Mestalla” ka qenë shumë e qartë: “Ose paguani klauzolën e prishjes së kontratës së sulmuesit (120 milionë euro) ose nuk ka asnjë marrëveshje”. Dhe me këto kushte është e vështirë që ky operacion të shndërrohet në një pistë të nxehtë në ditët e ardhshme të merkatos.

Related posts

Një tjetër largim nga Skënderbeu, futbollisti kosovar “braktis” korçarët

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Sterling, Palmer ndëshkon Club Brugge me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

ZËVENDËSUESI I ERNEST GJOKËS/ Trajner i njohur pritet të ulet në stolin e Kukësit, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment