Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Igli Tare zbulon të ardhmen e tij…

I intervistuar nga “Premium Sport”, Igli Tare ka folur për të ardhmen e tij, pasi kontrata me Lazio i përfundon në muajin qershor: “As që më shkon ndërmend të mendoj për rinovimin apo të shqetësojë klubin në këto momente të sezonit. Jemi shumë pranë një objektivi të rëndësishëm dhe thelbësor si është arritja në Champions sezonin e ardhshëm dhe do të kemi kohë të flasim për gjëra të tjera.”

Më pas, Tare foli për të ardhmen e Luis Alberto: “Ndeshmërisht nuk kam pasur kurrë një bisedë me Barcelonën për të ose për futbollistë të tjerë të Lazio.”

Shtypi anglez ka shkruar se Tottenham ka ofruar 130 milionë euro për Milinkovic dhe Immobile: “Nuk i lexoj gazetat, nuk dëgjoj as në radio sepse jemi të përqendruar vetëm te atë që do të ndodhë në fushën e lojës në katër ndeshjet e fundit të Serie A.”

Related posts

“DRIDHET” CHELSEA/ Presidenti Abramovich shet 400 milionë euro aksione nga kriza e Covid-19

Delo.autor

E BUJSHME NGA BRAZILI/ Askush si Vinicius, 39 persona punojnë që tani për sulmuesin e Real Madrid

Delo.autor

Balotelli nuk përmbahet, shanë keq gjyqtarët francez

Sadik.Autor

Leave a Comment