Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Juventus dhe Napoli rrezikojnë të bëjnë fundin e Inter-it dhe Milan-it

Lufta për titullin në Serie A nuk është vendosur akoma dhe, pavarësisht se bardhezinjtë janë favoritë, Juventus me Napoli-n duhet të kenë diçka të qartë: Të dyja në fundin e një cikli, të paktën për sa i takon 11 lojtarëve titullar dhe duhet të marrin masat në merkaton e ardhshme.

ALLEGRI E SARRI – Ndryshimi i parë, ndoshta më i rëndësishmi, ka të bëjë me stolin, sepse Allegri dhe Sarri janë respektivisht në vitin e katërt dhe të tretë. Konfirmimi i të dyve është në dyshim, me të parin që është i tunduar nga një eksperiencë në Premier League dhe i dyti që po negocion rinovimin me Napoli-n, por që ka edhe një ofertë nga Monaco. Të heqin dorë nga gjithçka apo të qëndrojnë dhe të hapin një cikël të ri? Por, mbi të gjitha, me çfarë kushtesh dhe me çfarë organike?

SENATORËT – Të dy organikat do të duhet të pësojnë një revolucion të vogël ose të madh. Duke filluar nga ata që kanë qenë dhe janë akoma pika referimi në të dy ekipet, ata senatorë që kanë udhëhequr skuadrën dhe kan qenë lider në këto vite rivalitet. Juventus do t’i thotë lamtumirë Buffon-it dhe po mendon për të ardhmen e Barzagli, Chiellini dhe Marchisio. Napoli do të përshëndesë Reina-n (ka nënshkruar me Milan) dhe do të duhet të marrë një vendim për Albiol dhe Marek Hamsik, kurrë kaq në hije si në këtë sezon.

MERKATO – Vendimet më të rëndësishme do të duhet të bëhen në merkaton, sepse do të duhet të vlerësohen me kujdes situatat e 3 elementëve kyç të dy ekipeve. Për sa i takon Juventus-it, i pakënaquri Alex Sandro po zhvillon sezonin e tij më të keq me bardhezinjtë. Mandzukic është shumë i kërkuar dhe ky mund të jetë viti i fundit i vlefshëm për të fituar një shumë të rëndësishme nga shitja e tij.

Në fund është dilema e përjetshme Paulo Dybala, kampion i mundshëm, por shpesh i përjashtuar në momentet vendimtare nga një Allegri, marrëdhënia me të cilin nuk është shumë e mirë. Për sa i takon Napoli-t, do të duhet të sqarohet situata e atyre që bënë “paktin për titullin”, ata që qëndruan me synimin për të luajtur shansin e fundit.

Bëhet fjalë për Dries Mertens (që ka një klauzolë shumë të ulët në kontratë), Kalidou Koulibaly, i cili kërkohet nga klubet e Premier League, dhe Lorenzo Insigne, lojtari simbol i skuadrës, por edhe ai, i tunduar nga një eksperiencë e re.

RREZIKU INTER dhe MILAN – Të ndryshosh apo jo? Drejtuesi e bardhezinjve dhe ata të napolitanëve duhet të bëjnë një zgjedhje, duke mbajtur parasysh se çfarë kostoje ka në futbollin modern lidhja me një grup që i ka dhuruar ekipit gëzime të mëdha. Dy skuadrat e fundit që e kanë bërë këtë kanë qenë Inter-i pas “Tripletës” në 2010-ën dhe Milan pas titullit të fituar në 2011-ën. Dy skuadra që janë fundosur nga kontrata të larta dhe bilancet e të cilave janë rënduar nga lojtarë të lodhur. Juventus apo Napoli, cila nga këto dy skuadra do të ketë guximin për të ndryshuar?

Related posts

Legjendat e sportit takohen në një miqësore nderi

Sadik.Autor

HERRERA OSE VIDAL tek INTERI/ Spalletti kërkon një top-lojtar në mesfushë

Isa.Autor

(VIDEO) Manchester City kalon në avantazh ndaj Tottenham, ja autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment