Futboll Sport

SPIKATI NË KATEGORINË SUPERIORE/ Gjilani i Mezanit pranë akordit me mbrojtësin 31-vjeçar

Gjilani i Gentjan Mezanit, vazhdon me përforcimet në merkato, teksa po mendon të blindojë repartin e mbrojtjes. Bardhekuqtë janë shumë pranë akordit me mbrojtësin kroat Ivan Fushtar, i cili spikati në Kategorinë Superiore disa sezone me parë, teksa veshi fanellën e Flamurtarit dhe Kamzës.

FOUSTAR8

Akordi është konfirmuar nga drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli, për mediat kosovare. Fushtar tashmë është 31-vjeç dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës Nea Salmis në Qipro.

Kroati ka një CV tepër të pasur për sa i përket të kaluarës, teksa është aktivizuar me Al Arabin në Katar dhe disa skuadra kroate si Sibenik, Zadar, Slaven Belupo, RNK Split, etj.

Related posts

ITALIA “PUSHTON” EVROPËN/ Rikthehet me tre ekipe finaliste. Mediat në delir: “Tripletë”

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus arrin akordin e transferimit, i ofrohet kontrata 5-vjeçare sulmuesit…

Delo.autor

EMPOLI-INTER/ Pas një asist nga “Demi” Lautaro, Dimarco ndëshkon për “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment